VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHUMICA E RE QEVERISËSE BESON SE KUSHTETUESJA NUK DO TA RIPËRSËRISË VOTIMIN PËR ISA MUSTAFËN E Premte, 08.08.2014, 07:41pm (GMT1) Derisa përballja ndërmjet PDK-së dhe bllokut në Gjykatën Kushtetuese, për seancën konstituive të 17 korrikut, do të jetë më 21 të këtij muaji, partia e Isa Mustafës, LDK-ja nuk beson që gjykata do të marrë vendim që të përsëritet votimi për kryetarin e Kuvendit edhe një herë, raporton KTV. Megjithëse janë të sigurt që edhe në një rast tjetër i kanë sërish numrat dhe kryeparlamentari do të iu takojë atyre. Ismet Beqiri i LDK-së beson që gjykata do të marrë vendim pro bllokut, përcjell koha.net. "Nëse me 17 korrik ka pasur shkelje atëherë ato janë bërë nga PDK-ja dhe kryesuesja e Flora Brovina", ka thënë Beqiri. Edhe në AAK presin që vendimi të jetë pro tyre, duke thënë se në asnjë rast nuk kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe as kushtetutën. Ndërkohë, në Vetëvendosje thonë ta kenë humbur tashmë besimin në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike e Politike, nuk beson që gjykata do të lëshohet në raste procedurale të kuvendit, por sipas tij, skenar tjetër mund të jetë edhe që kushtetuesja të anulojë vendimin për zgjedhjen e Mustafës kryetar. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |