VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAQEDONI - POLICIA NDALON PROTESTËN E SHQIPTARËVE PARA GODINËS SË QEVERISË

E Shtunë, 08.09.2014, 07:03am (GMT1)



MAQEDONI - Qindra shqiptarë në Shkup kanë protestuar sërish dje në Shkup kundër kundër rastit "Monstra", pas dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm. Protestuesit kishin paralajmëruar se protestën do ta conin deri para godinës së qeverisë së Maqedonisë, por nuk u lejuan nga njësitet speciale policore, sic transmeton INA.

Kordoni policor i ndaloi ata te udhëkryqi "˜Mavrovasja'.

Kryetari i Këshillit Organizativë të protestave, Bedi Ajdari kërkoi nga kryeministri, Nikolla Greuvski dhe kabineti i tij të sqaroi pse ndaloi protestat para qeverisë.

"Pse na ndalon protestat te Qeveria të cilat janë të paraqitura në mënyrë të rregullt dhe nuk ka dhunë. A mendojnë ata që nuk do të japin përgjegjësi për padrejtësinë që ua bëjnë shqiptarëve", deklaroi Ajdari.

Ndërkaq, ish-deputeti dhe politikani i njohur shqiptar në Maqedoni, Hysni Shaqiri i ftoi partitë shqiptare ti bashkëngjiten kësaj beteje, e cila zhvillohet për të luftuar ata që ua ndalojnë të drejtat shqiptarëve

"Jemi këtu në mbështetje të gjithë të burgosurve që padrejtësish janë burgosur nga kjo qeveri me gjykatë të politizuar dhe na ka vendosur para syve këtë kordon të turpshëm dhe skandaloz", deklaroi Shaqiri.

Kryetari i IGFM, Idriz Sinani deklaroi se Maqedoni edhe pse është nënshkruesve e të gjitha konventave ndërkombëtare, po vazhdon me shkeljen e të drejtave të njeriut posaçërisht të shqiptarëve

Daim Luçi edhe njëherë i lexoj kërkesat e protestuesve të cilët kërkojnë lirimin e të burgosurve në rastin Monstra dhe atyre që u burgosën gjatë protestave.

"Kërkesat tona janë shumë racionale. Vlerësimin që gjykatat janë të politizuara e kanë edhe ndërkombëtarët në të gjitha raportet e tyre. Ne do ta kërkojmë drejtësinë edhe në Strasburg pasi që kemi humbur shpresat se drejtësinë do të na sjellin gjykatat tona", deklaroi Luçi.

Pas deklaratave të organizatorëve, përfundoi protesta dhe marshi protestues filloi të shpërndahet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.