VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZIRKON DISHA - FULLAN, HIQ MERCENARËT DHE SHANTAZHISTËT

E Shtunë, 08.09.2014, 04:14pm (GMT1)



Një incident ka ndodhur pak më parë tek tryeza përpara sallës së Kuvendit, ku shoqëria civile po mbledh firma për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani.

Ja si shprehet Disha në FB: "Duke falënderuar qytetaret per interesimin qe kane patur sot ne diten e dyte te nenshkrimit te peticionit per shkarkimin e Guvernatorit Fullani, ju bejme me dije qe kane nisur shantazhet dhe presionet tek tryeza para parlamentit.

I bejme thirrje te gjithe mercenareve te distancohen nga provokimet, ky proces nuk do te ndalet dhe s'mund te ndalet pasi ka nisur ne disa rrethe dhe do te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine.

I kerkojme policise te mundesoj nje sherbim minimal prezence, te vezhgoj dhe siguroj moscenimin e ketij procesi pasi eshte vullnet i qytetareve qe duhet respektuar",
shprehet Disha.

Mesohet se nje person eshte afruar prane tavolines me sharje e kercenime "ju e dini se ça ju bejme ne", "ne ju zhdukim fare", kane qene fjalet e personit. Aktivistet nuk jane terhequr pas provokimeve por vazhdojne te qendrojne perpara parlamentit duke mbledhur firma.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.