VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVË - SHPËTOHEN TRE ARINJ TË VEGJËL

E Shtunë, 08.09.2014, 08:15pm (GMT1)



Tre arinj këlyshë, Ema, Ron dhe Oska, që nuk ishin as një muaj, kur aktivistë të kafshëve i shpëtuan nga robëria në Kosovën perëndimore, tani janë përshtatur me jetën në një zonë pyjore të kufizuar përpara se të lihen tërësisht të lirë.

Aktivistët nga grupi ndërkombëtar për mirëqenien e kafshëve,e Katër Putrat kanë ngritur një zonë të mbyllur në malet e Sharrit në Kosovë ku këlyshët do të kalojnë të paktën një vit nën mbikëqyrje. Ata u sollën në zonë të mërkurën nga aktivistë të kafshëve.

Këlyshët u gjetën në dy vendndodhje të ndara në qytetin perëndimor të Pejës në mars, pasi autoritetet e Kosovës morën informacion nga qytetarët kur këlyshët ishin treguar në Facebook nga pronarët e tyre të paligjshëm. Mbajtja e kafshëve të egra në Kosovë është e ndaluar me ligj dhe autoritetet janë veçanërisht strikte për robërinë e arinjve kafë, një specie e rrezikuar në vend.

Këlyshët besohet të jenë nga e njëjta nënë, por aktivistët thonë se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me nënën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.