VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAHJAGA E TAKOI PESËSHEN PERËNDIMORE - PËRPARËSI LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT

E Hënë, 08.11.2014, 11:46am (GMT1)



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot është takuar me ambasadorët e disa vendeve perëndimore në Prishtinë, me ç'rast i ka njoftuar ata për aktivitetin e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Mëtutje, siç njofton Presidenca e Kosovës, zonja Jahjaga ka theksuar se çështja e estremizmit dhe terrorizmit po trajtohet me përparësi të veçantë dhe se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet eksportuese e ekstremizmit dhe terrorizmit dhe as që do të shndërrohet në një bazë për elementet e tilla.

Presidentja Atifete Jahjaga, është shprehur se Kosova do të punoj për së afërti me shtetet mike për çrrënjosjen e këtij kërcënimi, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe më gjërë.

Ambasadorët e shteteve të Quint-it e vlerësuan lart angazhimin e presidentes Jahjaga dhe institucioneve përgjegjëse të sigurisë, duke theksuar mbështetjen e qeverive të tyre në parandalimin dhe luftimin e kërcënimit nga ekstremizmi, thuhet, pos tjerash, në kumtesën e Presidencës së Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.