VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISA MUSTAFA - KOSOVA S'KA DJEM PËR TË HUMBUR NË LUFTËRA TË PADOBISHME DHE TË DËMSHME

E Hënë, 08.11.2014, 06:13pm (GMT1)



PRISHTINE - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar sot pas arrestimit të dhjetëra personave, të cilët dyshohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

"Kosova nuk ka djem të humbë në luftëra, ide dhe ideologji të padobishme për shqiptarët dhe Evropën dhe të dëmshme e me pasoja për njerëzimin por edhe për besimet, cilat do çofshin ato. Shteti dhe drejtësia duhet të parandalojë të mos i bëjmë dëm vetes dhe të tjerëve", -deklaroi Mustafa.

"Veprimi që u ndërmor sot nga policia dhe nga drejtësia do të duhej të ndërmerrej më herët, sepse numri i atyre që po arrestohen sigurisht se do të ishte më i vogël", -
shkruan Mustafa në Facebook.

"Askush nuk ka të drejtë që fenë ta shndërrojë dhe ta manifestojë si instrument për të masakruar njerëz. Ideologjia e terrorizmit, qoftë politik apo fetar duhet të ketë kufij dhe duhet të parandalohet. Dhe këta kufij qartë do ti vendosë organi më i lartë legjislativ i Republikës së Kosovës",
- përfundon Mustafa.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.