VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KOSOVË - PRITEN SË PAKU EDHE 20 ARRESTIME E Mërkurë, 08.13.2014, 06:40am (GMT1) ![]() Të paktën edhe 20 persona pritet të arrestohen ditëve në vazhdim si të dyshuar për terrorizëm. Në mesin e tyre janë drejtues të Lëvizjes Islamike Bashkohu të Fuad Ramiqit dhe të paktën katër imam xhamish, që dyshohen për veprat penale të nxitjes së urrejtjes, rekrutim për të luftuar me organizata terroriste dhe veprime tjera, ka mësuar "Koha Ditore". Këta imamë me ndikim në Kosovë që janë nga Prishtina, Gjilani, dhe Mitrovica dyshohen se kanë lidhje direkte me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra. "Policia e Kosovës i ka nën vëzhgim të dyshuarit. Ata pritet të arrestohen gjatë këtyre ditëve. Urdhëresat nga Gjykata Themelore e Prishtinës janë lëshuar", ka thënë një burim i gazetës...www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |