"Serbia është e fokusuar tek axhenda evropiane, po përparon mirë dhe po
tregon një nivel të lartë gatishmërie", thonë në Komesarietin e BE për
Zgjerimin. Beogradi e ka hapur (disa edhe i ka përfunduar) deri tani
procesin e shqyrëtimit (screening) të 18 kapitujve të domosdoshëm në
procesin e integrimeve, që është më shumë se gjysma (gjithësejt 35). Në
Komisionin Evropian presin që deri në mars të vitit të ardhshëm (2015)
të përfundojë procesi i shqyrëtimit i të gjithë kapitujve.
Cili kapitull do tw hapet i pari?
"KE mendon se ndër të parët duhet të hapen kapitujt 23 i 24 (për
sundimin e ligjit dhe liritë e njeriut). Por edhe kapitulli 35 (që ka të
bëjë me çështjen e Kosovës)", shpjegon për Deutsche Wellen, zëdhënësi i
komisionerit për Zgjerimin e BE, Peter Stano.
Dialogu (nuk) është ndërprerë.
"Hapja e kapitujve 23 i 24 varet nga shpejtësia e planeve aksionale të
Beogradit, të cilat duhet t'i dërgohen Këshillit të BE dhe vendeve
anëtare të BE për miratim. Ndërsa tek kapitulli 35, vendet anëtare të BE
duan të shohin përparime në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu me
Prishtinën, të arritura në Bruksel. Shqyrëtimi i këtij kapitulli është
stopuar për shkak të ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit,
që kushtëzohet edhe me krizën politike në Kosovë. Serbia nuk është
përgjegjëse në këtë rast", shpjegon Stano.
Roli i Gjermanisë
Në qarqet diplomatike në Bruksel thonë se ekziston edhe një skenar,
sipas së cilit, Gjermania do të dëshironte që së pari të hapet kapitulli
35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve me Kosovën. Por vendimi
se cili kapitull duhet të hapet i pari merret me konsenzusin e të gjitha
vendeve anëtare. Sipas këtyre burimeve, shumica është kundër
ngadalësimit të përparimit të Serbisë, për shkak të krizës politike në
Kosovë dhe "mungesës së partnerit" për vazhdimin e dialogut. Por
diplomatët presin zbatimin e denjë të Marrëveshjes së Brukselit.
Skenari tjetër i mundshëm
Në një skenar tjetër thuhet se ndër të parët mund të hapet kapitulli 32
(kontrolli finansiar), sepse këtu nuk ka kushtëzime. Kryesia greke e
BE-së ka kërkuar në qershor që Serbia të paraqesë planet e saj për
bisedime në këtë sektor. Teorikisht ekziston edhe mundësia që ky
kapitull të hapet deri në fund të vitit, gjë që shpreson edhe qeveria në
Beograd. Megjithatë në KE presin që kapitulli i parë i negociatave me
Serbinë të hapet në pranverën evitit të ardhshëm.