VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FAMILJA E PISTËS I SHKRUAN THACIT - KËRKON DREJTËSI

E Enjte, 08.14.2014, 06:22am (GMT1)

E indinjuar me mungesën e përparimit në zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës, familja e tij i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon të ushtrojë ndikimin e tij "politik dhe institucional" ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që hetimet rreth vrasjes së Pistës të përmbyllen dhe përgjegjësit për këtë krim të dalin para drejtësisë.

Në letër - një kopje të së cilës "Koha Ditore" e ka siguruar nga familjarët e Pistës, dhe e cila u është drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, prej të cilëve në mënyrë eksplicite përmendet vetëm kryeministri Thaçi shprehet besim tek institucionet e Kosovës dhe kryeministri Thaçi, por paralajmërohet se "ky besim mund të zbehet në rast se vazhdon të mos ketë rezultate konkrete nga hetimet. Ky besim mund të shndërrohet në zhgënjim, e zhgënjimi është i madh edhe në mesin e qytetarëve të Kosovës, e qytetarëve të Rahovecit".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.