VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HETOHET KREU I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

E Premte, 08.15.2014, 06:49am (GMT1)




PRISHTINE - Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është në mesin e personave që po hetohen nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KTV-së.

Tërnava po hetohet për pranim të fondeve nga organizata të dyshimta dhe për emërim dhe mbajtje të imamëve të dyshimtë, thonë këto burime.

Po ashtu bëhet e ditur se po hetohen edhe disa imamë tjerë në Prizren, Kaçanik, Han të Elezit dhe Dragash, përcjell koha.net. Gjithnjë, sipas burimeve të KTV-së, policia ka hasur në mjaft vështirësi gjatë aksionit, i cili është në vazhdim e sipër, ngase individë brenda këtij institucioni kanë rezultuar se po sabotojnë hetimet.

Të kontaktuar nga KTV-ja, Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur të komentojë rreth këtyre informatave.

Kohavisioni ditë më parë raportoi se ndaj disa imamëve të Kosovës ka marrë masa restriktive edhe SHBA-ja, e cila për një kohë nuk do t'ju lëshojë viza atyre.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.