VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HALIL MATOSHI - BARRIKADAT NË MITROICË MË TË RREZIKSHME SE EKSTREMIZMI FETAR

E Premte, 08.15.2014, 05:35pm (GMT1)

Analisti Halil Matoshi ka bindjen se nuk është studiuar mirë gjendja me ekstremizmin fetar në Kosovë, ngase fenomeni i ekstremizmave fetarë, ndër të cilët është edhe ai islam, nuk po e kërcënon vetëm Kosovën, por ka karakter global.

"Është një nga sfidat për sigurinë që nuk mund të anashkalohet. Mirëpo nuk është sfida numër një dhe nuk është e përmasave të ekzagjeruara siç po e paraqesin Policia e Kosovës, përkatësisht organet e zbatimit të ligjit, por, edhe politika pasi që edhe vet kryeministri ishte deklaruar se ka qenë ai që i kishte autorizuar bastisjet dhe arrestimet e këtyre 40 e sa vetave të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste", ka vlerësuar Matoshi.

Veprimet e organeve të rendit dhe ndjekjes penale, përfshirë edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror për luftën ndaj ekstremizmit fetar islam, sipas Halil Matoshit mund të prodhojnë efekte negative, duke i vënë më pas besimtarët islam në pozitën e të diskriminuarve.

Ndërkaq, vlerësuar nga aspekti i sigurisë në vend, Matosh ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjendja në Mitrovicë me barrikadat të cilat po marrin formën e parqeve dhe integrimi i strukturave që deri vonë ishin konsideruar si paralele e paramilitare, mund të jetë një sfidë edhe më e rrezikshme sesa vetë lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit fetar islam.


"Problemi i sigurisë së Kosovës është shumë më i madh në aspektin e raporteve me Serbinë, përkatësisht në raport me integrimin e serbëve kosovarë në veri të Kosovës".


"Për arsye se ne shumë me lehtësi të padurueshme po i paragjykojmë këta të rinj si muxhahedin e terroristë, ndërkaq po detyrohemi t'i integrojmë në sistem, kryesisht në policinë e Kosovës rreth 200 pjesëtarë të 'rojave të urës' të cilët praktikisht janë paramilitarë serbë", ka thënë Matoshi.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.