| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
PRESIDENTJA JAHJAGA - HUMBJA E AKADEMIK BESIM BOKSHIT, HUMBJE E MADHE PËR MBARË KULTURËN, GJUHËN SHQIPE, KOSOVËN NË PËRGJITHËSI E Djelë, 08.17.2014, 10:50am (GMT1) ![]() Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se humbja e akademik Besim Bokshit, nuk është humbje vetëm për familjen Bokshi, por është humbje e madhe për kulturën, gjuhën shqipe, është humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dhe për Kosovën në përgjithësi. Në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga, thuhet se akademik Bokshi, do të mbahet në mend për punën e tij dhe kontributin e vazhdueshëm për krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, për kontributin e çmuar në fushën e albanologjisë si dhe për angazhimin dhe punën e tij për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve. "Vepra dhe krijimtaria e akademik Besim Bokshit, do të jetojë ndër mote duke shërbyer si motivim për studiuesit e rinj dhe për intelektualët e Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Jahjaga, drejtuar familjes Bokshi.kd |
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||