VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË ENJTEN RAMA IU PËRGJIGJET PYETJEVE TË QYTETARËVE NË TWITTER DHE FACEBOOK E Hënë, 08.18.2014, 06:52am (GMT1) Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp të enjten, më 21 gusht, në orën 12:00, ku siç thekson ai, do t'u përgjigjet pyetjeve që vetë qytetarët do t'i dërgojnë. Në postimin e tij në rrjetin social "Twitter", Rama njofton mbajtjen e kësaj konference, ndërsa fton qytetarët që t'i dërgojnë pyetjet e tyre me hashtag (#) në "Facebook" dhe "Twitter". "Te enjten 21gusht 12.00 liveTV dhe Twitter&Facebook live konference shtypi nisni te çoni çdo pyetje qe keni me hashtag #PyetKryeministrin" shkruan Rama. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |