VOAL - Mëse
40 mijë vetë morën pjesë në meshën përfundimtare të Ditës së gjashtë
aziatike të Rinisë, kremtuar nga Papa Françesku në sheshin e kështjellës
së Haemit, në Korenë e Jugut. E ndjerë dhe e ndjekur me vëmendje të
jashtëzakonshme, homelia e Atit të Shenjtë, siç na njofton i dërguari i
Radio Vatikanit, Davide Dionisi: 
Në Haemi, thirrja e Papës
Françesku, dëshmia e tij personale, karizma e miqësisë dhe e
mirëkuptimit të thellë, ua fitoi zemrën të rinjve të pranishëm ardhur nga i gjithë kontinenti. Në homelinë e
meshës, që mbylli Ditën Aziatike të Rinisë, Ati i Shenjtë u ndal
fillimisht në moton e kësaj ngjarjeje: "Rini e Azisë, zgjoju!". E Papa
shpjegoi kuptimin e fjalëve të motos, duke filluar nga "˜Azia':
"Kontinenti
aziatik, i mbrujtur me tradita të pasura filozofike dhe fetare, mbetet
një horizont i gjerë për dëshminë tuaj në Krishtin, "˜udha, e vërteta e
jeta' (Gjn 14,6). Si të rinj që, jo vetëm jetoni në Azi, por jeni bij e
bija të këtij kontinenti të madh, keni të drejtë e detyrë të merrni
pjesë plotësisht në jetën e shoqërive tuaja. Mos kini frikë ta çoni
dijen e fesë në çdo fushë të jetës shoqërore!"
Si
anëtarë të kontinentit, të rinjtë kanë një rol vendimtar në shoqëri,
secili sipas ndjeshmërisë dhe kulturës së vet:
"Si aziatikë, nga
brenda, ju e shihni dhe e doni gjithçka të bukur, fisnike e të vërtetë
në kulturën e në traditën tuaj... Gjithashtu, jeni të aftë të ndani
gjithçka përkon me fenë katolike, nga ç'është kundër hirit dikuar mbi ju
me anë të Pagëzimit e, [kuptoni edhe] cilat nga aspektet e kulturës
bashkohore ju shtyjnë në mëkat, ju korruptojnë e ju çojnë drejt
vdekjes".
Nga sheshi i fortesës, dikur, qendër persekutimi
kundër katolikëve të krejt rajonit ChungChong, Ati i Shenjtë e ngriti
zërin për t'i zgjuar të rinjtë nga gjumi, duke e theksuar këtë edhe me
fjalë jashtë tekstit, me të cilat u tha të pranishmëve se nuk i pëlqejnë
të rinjtë, që s'bëjnë tjetër, veçse flenë gjithë jetën. Përkundrazi, i
nxiti të impenjohen, të ndërtojnë qytetërimin e vërtetë të dashurisë,
një botë të re në paqe e solidaritet, të çlirohen nga format e ndryshme
të mëkatit e nga skllavëritë personale e shoqërore. E duke shpjeguar
fjalën "rini", u tha:
E tashmja dhe e ardhmja do të jenë më të pasura me bukuri e
dashuri, theksoi Papa Françesku, nëse të rinjtë, duke e bazuar jetën në
Krishtin, do të dinë t'ia japin shoqërisë dhuratën e marrë me fenë e
krishterë, do të dinë të frymëzohen nga shenjtëria e guximi profetik i
të parëve të tyre martirë:
Wake up - "˜Ngreju!'(Zgjohu), flet për përgjegjësinë, që ju beson Zoti.
Është detyra për të qenë vigjilentë, për të mos lejuar që presionet,
tundimet dhe mëkatet, tuajat ose të të tjerëve, ta dobësojnë
ndjeshmërinë tuaj për bukurinë e shenjtërisë, për gëzimin e Ungjillit".
Të fuqishme, edhe fjalët e kryetarit të Bashkimit së Konferencave
Ipeshkvnore aziatike, kardinal Oswald Gracias, në përshëndetjen drejtuar
Atit të Shenjtë. Shprehu gjithë dufin e të krishterëve, që shohin një
shoqëri të pasur, por pak solidare me të varfërit, pak të rrënjosur në
vlerat e vërteta të jetës:
"T'i themi "˜jo' ekonomisë së
mënjanimit, "˜jo' ekonomisë së egoizmit, "˜jo' frymës së materializmit.
Jo, jo, jo! "˜Po', takimit personal me Jezusin, "˜Po' thirrjes së të
varfërve, të nevojtarëve, të të vetmuarve e "˜Po' botës që na pret me
padurim".
Të rinjtë aziatikë erdhën në takimin me Papën
Françesku për të kërkuar përgjigje të ndershme e të sinqerta për pyetjet
mbi jetën, mbi fenë në Zotin, mbi të ardhmen, përfshirë sfidat e mëdha
të kohëve tona. I gjetën në vështrimet, në gjestet e në fjalët e Atit të
Shenjtë. Vështrime, gjeste e fjalë, që i rrethuan e morën mbi vete
dëshirat e aspiratat e rinisë për të vërtetën, lumturinë, bukurinë e
drejtësinë. Deri në takimin e ardhshëm./ Është shfrytëzuar materiali nga Radio Vatikani