VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU - JA DY ARSYET PSE DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI

E Martë, 08.19.2014, 07:41am (GMT1)



Papa Françesku u ka treguar gazetarëve gjatë rrugës së kthimit nga Koreja e Jugut, në avionin e linjës Seul-Romë, 2 arsyet e rëndësishme për të cilat do të vizitojë Shqipërinë.

Sipas tij, prania e Papës është për t'u thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë, dhe arsyeja e dytë, pasi shqiptarët kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim.

"Tani të mendojmë se jemi në Ballkan. Kanë mundur të bëjnë një qeveri uniteti kombëtar mes myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar, dhe kjo është gjë e mirë, është harmonizuese.

Mendova se prania e Papës në Shqipëri është për t'u treguar të gjithë popujve se ja si mund të punohet së bashku. Unë e ndieja si të ishte një ndihmë e vërtetë për atë popull fisnik.

Shqipëria është i vetmi vend komunist që kishte ateizmin praktik në Kushtetutë, nëse shkoje në meshë ishte veprim antikushtetues. Një ministër më tregoi se atëherë u shkatërruan 1820 kisha, dhe dua të citoj numrin e saktë, dhe ishin si katolike dhe ortodokse, ndërsa disa u bënë kinema, teatro dhe salla kërcimi. Unë ndjeva se duhej të shkoja sepse duhet mbështetur një popull që ka vuajtur",
u shpreh Papa për gazetarët.

Papa Françesku do të vijë në Shqipëri në datën 21 shtator, ndërkohë Tirana ka nisur përgatitjet për mikpritjen e tij.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.