E Djelë, 12.08.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - SANKSIONE LIGJORE PËR ATA QË PËRFSHIHEN NË LUFTËRA TË HUAJA

E Mërkurë, 08.20.2014, 11:20am (GMT+1)



Bashkësia Fetare e Maqedonisë, e ka përshendetur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në bazë të cilit parashihen sanksione ndaj organizatorëve të grupeve dhe atyre që inkurajojnë dhe rekrutojnë njerëz të shkojnë dhe të luftojnë në konflikte jashtë shtetit.

"Në këtë drejtim, ne si BFI, jemi të mendimit se  institucionet shtetërore janë vonuar shumë; megjithatë me vetë faktin se tani seriozisht mendohet për miratimin e një ligji, me të cilin do të shihen sanksione për ata të cilët përshihen në luftërat e huaja, mendojmë se kjo do të kontribuojë në vetëdjësimin e të rinjëve, të cilët ndoshta kanë pasur ndërmend që të përfshihen në luftëra të ngjashme",  thekson sekretari i përgjithsëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje edhe një herë të rinjëve që "të mos bien pre e manipulimeve", sepse luftërat të cilat zhvillohen në Lindjen e Mesme, janë, siç thotë, "luftëra vëlla-vrasësë dhe nuk kanë të bëjnë me moralin që njeh Xhihadi".

BFI  së fundmi ka shtuar dhe apelet e saja drejtuar popullatës muslimane në Maqedoni, në veçanti të rinjve që të kenë "shumë kujdes në kuptimin e përfshirjes së tyre në luftëra të huaja, pavarësisht se në cilat vende zhvillohen ato", thotë zoti Tahiri.

Ndërkohë, ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se në Kodin Penal do të inkorporohet edhe ndëshkimi për ata që marrin pjesë personalisht në luftëra të huaja.


"Personalisht mendoj se ka vend për forcimin e mëtejshëm të rregullores, d.m.th përcaktimin e një vepre të re penale apo zgjerimin e asaj aktuale, ku do të parashikohen dënime për personat ndaj të cilëve do të vërtetohet pjesëmarrja në akte dhe veprime të tilla", është  shprehur për mediat  vendore zonja Jankullovska.

Ekspertë për çështje sigurie theksojnë se qyetarët nga Maqedonia,  të cilët përfshihen në luftimet në Siri dhe Irak, me kthimin e tyre ne vendlindje  paraqesin rezik  jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin më të gjërë.

"Personat  e këtillë, me një edukim të këtillë fetar, të aftësuar edhe me shkathësi luftarake, në një moment të caktuar absolutisht mund të shfrytëzohen nga qarqe, të cilat i kanë rekrutuar, nëse paraqitet nevoja për të reaguar në vëndet evropiane dhe ata do të jenë në radhë të parë të luftimeve" , shprehet Vlladimir Pivovarov, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në  Universitetit FON të Shkupit.

"Këta persona, kur të kthehen në Maqedoni, paraqesin forcë serioze dhe  mund të destabilizojnë vendin", thekson Pivovarov.

Ndryshe, deri më tani, në opinion  janë publikuar emrat e 4 shtetasve nga Maqedonia të vrarë në Siri. Dikasteri i policisë ka theksuar se nuk ka të dhëna zyrtare se sa qytetarë nga Maqedonia marrin pjesë ose kanë qenë luftëtarë në në Lindjen e Mesme.

Në këtë drejtim, Afrim Tahiri, konsideron se këta  të rinjë "keqpërdoren nga grupe të caktuara, përkatësisht njerëz të caktuar, përmes formave të ndryshme të komunikimit, përmes rrjeteve sociale" .

"Gjithsesi, nëse institucionet shtetërore, gjegjësisht ministria e punëve të brendshme si dhe ajo e punëve të jashtme në Maqedoni nuk kanë informacione, BFI nuk mund të disponojë me të dhëna të tilla, për arsye se shkuarja e këtyre të rinjëve nuk organizohet nga BFI dhe as nga njerëz të institucionit që përfaqësojnë, si xhamitë e shumta të Republikës së Maqedonisë", nënvizon sekretari i përgjithshëm i BFI-së në Maqedoni, Afrim Tahiri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQËRIA CIVILE - PANDI TOÇES T'I JEPET URDHRI 'NËNË TEREZA' (08.20.2014)
FINANCIMI I TERRORIZMIT - NË KOSOVË KANË HYRË 50 MILIONË EURO NGA LINDJA E MESME (08.20.2014)
DEKONSPIROHET DHE VRITET NJË BASHKËPUNËTOR I AKI NË SIRI (08.20.2014)
DIPLOMACIA E HUAJ POROSIT KOALICIONIN QEVERITAR - MOS I LËSHONI PÉ VV-së (08.20.2014)
SHQIPËRI - DY MINATORË HUMBASIN JETËN (08.19.2014)
ZGJEDHJET NDIKUAN NË MOSZBATIMIN E MARRËVESHJEVE KOSOVË-SERBI (08.19.2014)
AKTIVISTI I PS I PËRFSHIRË NË SKANDAL SEKSUAL SOT PARA GJYKATËS (08.19.2014)
VJEDHJA E THESARIT, SHKOI 30 HERË NË GREQI, ÇOLLAKU - ISHA NË PROGRAM KUALIFIKIMI (08.19.2014)
KONFERENCA PËR BALLKANIN, MERKEL - PARAQITEM VETËM ME RAMËN, REAGON SERBIA (08.19.2014)
GJYKIMI NDAJ IVANOVIQIT FILLON MË 26 GUSHT - NUK PËRFILLEN GARANCITË E SERBISË PËR TË (08.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]