PLAVË - ARRESTOHET NAIM PRELVUKAJ
E Mërkurë, 08.20.2014, 01:49pm (GMT+1)
Naim Prelvukaj (në të majtë) ishte arrestuar nga policia malazeze edhe më 25 maj 2013
Në Martinaj të Plavë-Gucisë, policia malazeze të hënën ka arrestuar Naim Ujkan Prelvukaj-Martini, koordinator i Këshillit për parandalimin e deponisë në fshatin Martinaj.
Prelvukaj tash një vit po përballet me presione të vazhdueshme nga policia malazeze, e cila po asiston Komunën e Plavës në zbatimin e një vendimi të njëanshëm për ndërtimin e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash, 300 metra larg vendbanimeve dhe mbi 100 metra pranë kaptazheve dhe burimeve të ujit, transmeton RTKlive.
Lokacioni gjendet në Kodrën Jerina, mbi gërmadhat e qytetit të lashtë të perandoreshës ilire Jerina, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Zyra Evropiane për Ambientin në Bruksel.
Prelvukaj është veprimtar i shquar i çështjes kombëtare që nga vitet e 80-ta dhe ish-Koordinator i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për brezin kufitar Kosovë-Shqipëri- Mal i Zi.
www.voal-online.ch
|