| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
PLAVË - ARRESTOHET NAIM PRELVUKAJ E Mërkurë, 08.20.2014, 01:49pm (GMT1) ![]() Naim Prelvukaj (në të majtë) ishte arrestuar nga policia malazeze edhe më 25 maj 2013 Në Martinaj të Plavë-Gucisë, policia malazeze të hënën ka arrestuar Naim Ujkan Prelvukaj-Martini, koordinator i Këshillit për parandalimin e deponisë në fshatin Martinaj. Prelvukaj tash një vit po përballet me presione të vazhdueshme nga policia malazeze, e cila po asiston Komunën e Plavës në zbatimin e një vendimi të njëanshëm për ndërtimin e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash, 300 metra larg vendbanimeve dhe mbi 100 metra pranë kaptazheve dhe burimeve të ujit, transmeton RTKlive. Lokacioni gjendet në Kodrën Jerina, mbi gërmadhat e qytetit të lashtë të perandoreshës ilire Jerina, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Zyra Evropiane për Ambientin në Bruksel. Prelvukaj është veprimtar i shquar i çështjes kombëtare që nga vitet e 80-ta dhe ish-Koordinator i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për brezin kufitar Kosovë-Shqipëri- Mal i Zi. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||