DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA DËNON ARRESTIMIN E VEPRIMTARIT PLAVIAN NAIM PRELVUKAJ
E Mërkurë, 08.20.2014, 01:54pm (GMT+1)
Diaspora Shqiptare në SHBA, përmes një kumtese reagon ashpër ndaj burgosjes së veprimtarit Naim Prelvukaj.
Shoqatat shqiptare dhe Diaspora dënojnë burgosjen arbitrare të veprimtarit të palodhshëm, Naim Prelvukaj nga ana e qeverisë së Malit të Zi. Akuzat që i bëhen Prelvukaj janë tendencioze, antidemokratike dhe cenojnë rëndë të drejtën elementare, shprehjen e mendimit të lirë, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë që e kanë nënshkruar shoqatat:
Fondacioni "˜'Plave Guci''-New York Shoqata Atdhetare "˜'Malesia e Madhe''-Detroit Shoqata Atdhetare'' Ana e Malit''-New York Fondacioni "˜'Ded Gjon Luli''-New York Fondacioni "˜'Dom Simon Filipaj''-New York Fondacioni Humanitar "˜'Malesia''-New York Shoqata Atdhetare "˜'Kraja''-New York Shoqata Atdhetare "˜'Ulqini "˜'-Chicago.
www.voal-online.ch
|