E Djelë, 01.18.2026, 02:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MBETJET MORTORE SILLEN NGA RUDNICA NË KOSOVË

E Premte, 08.22.2014, 11:13am (GMT+1)



Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, kanë njoftuar se mbetjet mortore të 16 personave të identifikuar në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, do të sillen sot në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, Prenk Gjetaj.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pavarësisht kërkesës, të cilën pala e Kosovës ia kishte bërë palës serbe që kthimi i mbetjeve mortore në Kosovë të shtyhet deri më 26 gusht, kjo e fundit ka vendosur që këtë ta bëjë të premten.

"I kemi lutur që kjo të shtyhet deri më 26 gusht, për shkak se familjet e viktimave nuk kanë qenë të njoftuara me kohë. Pala serbe nuk e pranoi kërkesën tonë, për shkak se për një gjë të tillë tashmë ekziston vendimi i gjyqit, i cili  e ka caktuar datën e sotme dhe data nuk ka mundur të ndryshojë. Mbetjet mortore i kanë nisur nga Rudnica drejt Merdares. Trupat do t'i pranojë EULEX-i", ka thënë Gjetaj.

Gërmimet në vendin ku po hulumtohet varreza masive, ishin ndërprerë muajin e kaluar, për shkak se pala serbe, e angazhuar në këtë proces kishte, siç thuhej, mungesë fondesh.

Varreza masive në Rudnicë të Rashkës është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë gjetur mbetjet mortore të rreth 50 personave, dhe ata dyshojnë që në këtë zonë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANULOHET LIRIMI ME KUSHT I ISMET HAXHËS (08.22.2014)
NDËRKOMBËTARËT E KOSOVËS - ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NUK DO TË PRODHONIN REZULTATE TË PRANUESHME (08.22.2014)
SUPERVJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FIRMOS FLETËTHIRRJEN PËR FULLANIN (08.22.2014)
Zëri i Amerikës, RUDINA SESERI - BORDI MBIKËQYRËS DHE GUVERNATORI FULLANI KANË DËSHTUAR (08.21.2014)
VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, RAMA - DUHEN VEPRIME TË KUJDESSHME (08.21.2014)
ZBULIMI - KISHA E PARË NË BOTË U NDËRTUA NË KOSOVË (08.21.2014)
U MBYLL SEANCA DËGJIMORE E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.21.2014)
VJOSA OSMANI - SEANCA E KUVENDIT E 17 KORRIKUT ISHTE LEGALE (08.21.2014)
(përditësuar) NË GJYKATËN KUSHTETUESE FILLOI PËRBALLJA LAN-PDK, ARSIM BAJRAMI SULMON JAKUP KRASNIQIN DHE SHPALL KATËR KËRKESAT E PDK-së (08.21.2014)
RAMA KONFERENCË SHTYPI NGA ORA 12 - MË DËRGONI PYETJE NË TV, TWITTER DHE FACEBOOK (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2026  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]