LAN - NËSE NUK NA JEPET KRYEKUVENDARI, JEMI GATI PËR ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
E Hënë, 08.25.2014, 07:19am (GMT+1)
 Koalicioni paszgjedhor nuk heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma (LAN) është i gatshëm që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese nuk u lihet "asnjë derë" për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Zyrtarë nga koalicioni paszgjedhor kanë këmbëngulur që nëse Kushtetuesja nuk ua njeh të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell koha.net.
Në anën tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike kanë thënë se presin ndryshim të qasjes së partive të bllokut, duke mos e përjashtuar mundësinë që kandidati për kryeparlamentar të jetë jashtë partisë së Hashim Thaçit.
www.voal-online.ch
|