E Shtunë, 11.14.2026, 09:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
POLITIKANËT - KATEGORIA MË E PASUR NË KOSOVË

E Hënë, 08.25.2014, 02:43pm (GMT+1)



Kosova edhe pse konsiderohet si një vend i vogël dhe i varfër, megjithatë ka zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët janë milionerë.

Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze, ndërkaq, pagat vjetore sillen rreth 17 mijë euro.

Në mesin e deputetëve ka edhe të atillë që pasuria e tyre nga deklarimet e mëhershme është rritur dukshëm për një periudhe të shkurtër kohore.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, kanë ngritur shqetësime lidhur me atë se pse vetëm politikanët në vend janë ata të cilët vit pas viti pasurohen, derisa nuk ka një zhvillim të duhur të shtetit.

Drejtori ekzekutiv në Lëvizjen Fol, Petrit Zogaj, organizatë kjo që nga viti 2010 ka bërë monitorimin e pasurisë se personave zyrtarë, thotë se në një vend ku demokracia është e brishtë dhe në vendet ku pushteti përdoret nga pushtetarët jo për të ndërtuar një strategji zhvillimore, sigurisht që e vetmja kategori që pasurohet brenda këtij sistemi janë politikanët.

"Pa diskutim që kjo ka ndodhur me ne këtu, sikur se mund të ketë ndodhur edhe në shoqëritë tjera, po ajo çka është, dhe mbetet shqetësuese është që njerëzit në politikë në 15 vitet e fundit është parë që në mnyrë konstante kanë rritur pasurinë e tyre, ndërkohë që e njëjta nuk ka ndodhur, ta zëmë, në mënyrë konstante me zhvillimin ekonomik të përgjithshëm shoqëror", tha Zogaj.

Edhe Arton Demhasaj, përfaqësues ligjor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion "Çohu", thotë se nëse bëhet një llogaritje e vogël e pasurisë së disa deputetëve, kuptohet se pasuria e tyre është e barabartë me pasurinë e një milion banorëve të Kosovës.

"Nëse e llogarit se sa kanë pasuri 120 deputetë, del se kanë pasuri sa një milion banorë të tjerë. Kjo është një çudi e madhe që ndodh në vendin tonë. Dhe ne vazhdimisht kemi thënë që kjo pasuri është krijuar nga politika ose nga njerëzit dhe bizneset që janë të lidhura me politikën".

"Këtu funksionon njëfarë rrethi vicioz, ku politikanët janë të lidhur me bizneset. Këta vijnë në politikë, tenderët ua japin atyre bizneseve që janë të lidhur me ta, pastaj paratë shpërndahen në mënyrë jo të ligjshme", tha Demhasaj.

Në Kosovë, ku paga mesatare është deri në 400 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës papunësia në Kosovë është 30.9 për qind, meqenëse ka edhe të dhëna, që flasin për një papunësi edhe mbi 40 për qind.

Lidhur me pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të lartë, Petrit Zogaj thotë se një nga problemet kryesore të deklarimit të pasurisë është mos hetimi i asaj pasurie.

Ai thotë po ashtu se Kosova ka një bazë ligjore me të cilën mund të fillohet dhe të hetohet ajo pasuri, e cila konsiderohet si e paarsyeshme për të ardhurat e një zyrtari publik, çfarëdo qoftë ai.

"Nëse zyrtari publik për 4-5 vite ka ndërruar një status social nga një, ta quaj i varfër, në një zyrtar që mesatarisht është i pasur,pa një shpjegim racional për pasurinë, e tij sigurisht që një sistem tjetër, këtu po flas për sistemin e drejtësisë, do të duhej t'i nisë hetime për atë pasurim të menjëhershëm", tha Zogaj.

AKK-ka njoftuar se tashmë ka përfunduar i tërë procesi i deklarimit të pasurisë së deputetëve të rinj që në Kuvend kanë hyrë pas zgjedhjeve nacionale të tetë qershorit.

AKK thotë se deputetët dhe zyrtarët e lartë të institucioneve, deklarimin e pasurisë së tyre e kanë bërë konform afateve të përcaktuara në Ligjin për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë.

Sipas ligjit, të gjithë zyrtarët e lartë, kanë për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda afatit 30 ditorë pas marrjes së detyrës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YIHR PARALAJMËRON AKSION PËR TË PAGJETURIT (08.25.2014)
KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE E ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
KOSOVA E SERBIA DO T'I BASHKOJNË PËRHERSHËM PIKAT KUFITARE (08.25.2014)
LAN - NËSE NUK NA JEPET KRYEKUVENDARI, JEMI GATI PËR ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
BND PËR VITE TË TËRA MORI INFORMACION PËR MAFIAN NË SHQIPËRI (08.24.2014)
Zëri i Amerikës, PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANI - DERI TANI JANË MBLEDHUR 12 MIJË FIRMA (08.24.2014)
NEW YORK TIMES - SHQIPJA NË MESIN E TRI GJUHËVE MË TË VJETRA TË BOTËS (08.24.2014)
SHUHET MËSUESJA ELENI STEFA (08.24.2014)
YLLI HOXHA - ASNJË DIKTATOR NUK KA 'SHKU PEJ SHPIJE' PA QITË SHKELMAHoxha - Ata që kanë shpresu se e heqim qafe SHIK-un me mjete demokratike janë naivet (08.24.2014)
WILLIAMSON PASOHET NGA KWAI HONG IP (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]