ALARMOHET SERBIA - SIMBOLI I BEOGRADIT ËSHTË NJË SHQIPTAR
E Mërkurë, 08.27.2014, 07:51am (GMT+1)
BEOGRAD - Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një "tradhti" e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Mestrivic, i cili në përmendoren e njohur të "Fitimtarit të Beogradit" (Beogradski Pobednik) kishte përdorur si model një shqiptar me plis. Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.
Media serbe "Dveri Srpske" shkruan se Mestrovici jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë marrëzi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistë e ustallarët etj.
Mediat serbe thonë se skulptori i njohur kroat, shok i mirë i ustait Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, mori leje dhe para për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit.
www.voal-online.ch
|