Me
rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, organizata
Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të
kryejnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive kundër të dyshuarve
për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë, të kryera para, gjatë dhe pas
luftës në Kosovë më 1999.
Amnesty International thekson se dhe 15 vjet pas luftës, rreth 1,700 persona figurojnë të zhdukur.
Organizata kujton se edhe në Bosnjë 7,800 njerëz vazhdojnë të llogariten të zhdukur, si dhe në Kroaci 2,200.
Familjet e të pagjeturve u bëjnë vazhdimisht thirrje autoriteteve që
të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.