E Shtunë, 11.14.2026, 09:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANË - ARRIHET MARRËVESHJA SHUMICË-OPOZITË, SOT PRITET KTHIMI I KËSAJ NË PARLAMENT

E Mërkurë, 12.24.2014, 09:05am (GMT+1)



Në Shqipëri shumica dhe opozita arritën në mesnatë një marrëveshje e cila pritet të votohet sot në parlament në formën e rezolutës. "Arritëm një marrëveshje të përbashkët, një tekst që e nënshkruam. Fjalën e fundit do e kenë grupet parlamentare nesër në seancë", deklaroi deputeti Genc Pollo, përfaqësues i partisë demokratike në bisedimet me dy përfaqësuesit e së majtës, deputetin socialist Taulant Balla dhe atë të LSI-së Petrit Vasili. Arritja e konsensusit i jep kështu fund bojkotit gjashtë mujor të demokratëve dhe disa prej aleatëve të tyre. "Marrëveshja u nënshkrua. Presim që atë ta kthejmë në një rezolutë e ta votojmë nesër në parlament", u shpreh socialisti Balla.

Palët zhvilluan bisedime të gjata edhe pasdite deri në mbrëmje, ku u duk se gjithshka ishte kthyer në pikën e fillimit. Të majtët kishin firmosur tekstin e propozuar nga dy ndërmjetësit e parlamentit europian, zëvendëspresidenti i së majtës Knut Fleckenstein dhe përfaqësuesi i Partive popullore europiane, Eduard Kukan. Por demokratët, të cilët kishin rënë dakort fillimisht me dokumentin, ishin paraqitur në bisedime me propozime shtesë. Në takimin e dytë të orës 23.00 përfaqësuesit e opozitës u tërhoqën, duke rënë dakort me tekstin bazë të propozuar nga ndërmjetësit europianë.

Sipas dokumentit të propozuar nga europarlamentarët "Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke hequr dorë nga bojkoti i Parlamentit dhe komisioneve të tij,  ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur".

Pika e dytë ka të bëjë me angazhimin e palëve që "të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të anagazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare".

Ndërsa pika e tretë lidhet me cështjen e dekriminalizimit.  "Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Europian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisonit të Venecias".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI PO E KOLONIZON SERBIA VERIUN E MITROVICËS ME SERBË (Reportazh nga Radio Evropa e Lirë) (12.24.2014)
ARRESTOHET PËRFAQËSUESI I SHQIPTARËVE NË VERI TË MITROVICËS (12.23.2014)
KOSOVË - ANALISTËT KËRKOJNË QË DIALLOGU ME SERBINË TË VAZHDOJË ME KUSHTE (12.23.2014)
Die Presse, THAÇI - SERBIA 'DE FACTO'  E KA NJOHUR KOSOVËN (12.23.2014)
FAMILJA E SHQIPTARIT NGA KRRABA TË VRARË NË SIRI KËRKON KTHIMIN E 3 FËMIJËVE (12.23.2014)
LDK shënon 25 vjetorin e themelimitJUSUF BUXHOVI - LDK ËSHTË TASHMË NJË PARTI E SHPËRFYTYRUAR (12.23.2014)
Albanian Screen, PASURIMI MISTERIOZ I RIDVAN BODES - ILDKP A DO TA KAPËRCEHET FRIKA PËR TA VERIFIKUAR KËTË PASURIM? (12.22.2014)
SURROI - KOSOVA ËSHTË E OKUPUAR NGA ZAPTUESIT E SHTETIT (12.22.2014)
NË SIQEVË TË PRISHTINËS GJENDEN ESHTRA NJERIU (12.22.2014)
SERBIA I PREMTON RUSISË - KURRË SANKSIONE (12.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]