ALMA LAMA - KURRË ME BANDAT KRIMINALE, KURRË ME ATA QË BËNË VRASJE POLITIKE
E Mërkurë, 12.24.2014, 09:37am (GMT+1)
Deputetja e LDK-së Alma Lama së fundi ka marrë nofkën "˜rebelja' së bashku me shtatë deputetë të tjerë të LDK-së, për shkak se votuan kundër qeverisë Mustafa dhe zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ajo nuk e ndjen veten rebele, por thotë se iu qëndron besnike parimeve e se, më në fund, politika duhet t'iu thotë kurrë disa të këqijave, ligësive, që po e grabëllojnë fatin tonë. Alma Lama edhe për këtë bën thirrje që ti shpallet luftë krimit të organizuar, dhe korrupsionit, dhe atyre që bënë vrasje politike.
E pyetur pse ka qenë kundër koalicionit PDK-LDK dhe për arsyet e hyrjes në një koalicion të këtyre dy partive, Alma Lama është përgjigjur: Unë mund të flas vetëm për arsyet e mia se pse kam qenë kundër koalicionit. Besoj se deri tani kam qenë shumë e qartë dhe e kam shpjeguar mjaftueshëm në mënyrë që opinion publik ta kuptojë. Jam kundër këtij koalicioni, sepse mendoj se PDK ka bërë gabime të mëdha në qeverisje, gabime të cilat kanë qenë të qëllimshme për të përfituar si parti dhe më shumë si individë apo klane...
www.voal-online.ch
|