ILEGALËT TË PËRKRAHUR NGA LEGALËT VAZHDOJNË KOLONIZIMIN SERB TË VERIUT
E Premte, 12.26.2014, 08:58am (GMT+1)
Aleksandër Spiriq është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, shkruan sot Koha Ditore.
Të njëjtën kohë ai ushtron edhe postin e shefit të organit paralel në Veri, që punon për llogari të Serbisë.
Përfaqësues shqiptarë nga Veriu thonë se ilegalët dhe legalët janë bërë bashkë për t'i ndaluar banorët e lagjes Kroi i Vitakut që t'i rindërtojnë shtëpitë e tyre.
Madje, përfaqësuesi i këtij fshati, Nazmi Ismajli, këtë javë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës. Inspektorati serb ka dalë në terren edhe të enjten për t'i ndaluar punimet.
Shqiptarët thonë se gjendja është tensionuar në maksimum si pasojë e presioneve të vazhdueshme nga përfaqësuesit serbë. Shqetësimeve të tyre nuk u është përgjigjur askush nga Prishtina.
www.voal-online.ch
|