E Hënë, 04.20.2026, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NJË SHTETAS I SERBISË U ARRESTUA NË PRISHTINË - NË MAKINË IU GJET MATERIAL SHPËRTHYES

E Premte, 12.26.2014, 03:13pm (GMT+1)


Policia tha se një shtetas i Serbisë u arrestua në Prishtinë pasi që në makinën e tij u gjet material shpërthyes. Prokuroria dyshon se ai po planifikonte sulm terrorist.

Në Kosovë, policia tha se ka arrestuar gjatë natës një person, pasi që në makinën e tij është gjetur materie shpërthyese.

Policia tha se duke u mbështetur në njoftimet paraprake të shërbimit të zbulimit, kishte ndaluar një makinë në lagjen Arbëria të Prishtinës, një zonë ku janë të përqendruara ambasadat e huaja.

"Makina me targa të Beogradit, drejtohej nga një shtetas i Serbisë. Pas kontrollit, në makinë edhet gjetur material shpërthyes", tha një zëdhënës i policisë.

Prokuroria e posaçme e Kosovës, tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale: "përgatitje e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës".

Sipas prokurorisë sasia e madhe e eksplozivit që është gjetur në makinën e tij, dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e veprimeve terroriste.

Pas arrestimit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me kryeministrin Isa Mustafa dhe drejtuesit e policisë dhe Agjencisë ë Zbulimit për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend.

Në një njoftim të zyrës së presidentes thuhet se ajo ka vlerësuar policinë e Kosovës për "profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Kosovës dhe qytetarëve të saj".

Ajo ka kërkuar mekanizmat e sigurisë që të rrisin shkallën e sigurisë së përgjithshme në Kosovë ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

"Njëkohësisht, duke marrë parasysh natyrën komplekse dhe serioze të këtij komploti të dyshuar terrorist u bëj thirrje shteteve të rajonit të bashkëpunojnë në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që Kosova të mos bëhet vatër dhe shënjestër e aktiviteteve terroriste dhe institucionet e vendit do të bëjnë çmos që siguria kombëtare e Kosovës dhe e aleatëve të saj të ruhet dhe të garantohet", thuhet në njoftimin e presidentes Jahjaga. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë, JABLLANOVIQ - BASHKËSIA E KOMUNAVE DO TË KETË KOMPETENCA EKZEKUTIVE (Intervistë) (12.26.2014)
RAMA QËNDRON SOT NË PRISHTINË (12.26.2014)
NISHANI - TË LUTEMI QË VITIN E ARDHSHËM TË KEMI NJË KARDINAL SHQIPTAR (12.26.2014)
ILEGALËT TË PËRKRAHUR NGA LEGALËT VAZHDOJNË KOLONIZIMIN SERB TË VERIUT (12.26.2014)
DYQIND E DYMBËDHJETË DITË GREVË NË QENDËR TË PRISHTINËS (12.25.2014)
PRISHTINË - NË MESHËN E KRISHTLINDJES MESAZHE PËR THIRRJE TË NDËRGJEGJES DHE PËR PËRGJEGJËSI (12.25.2014)
ENVER ROBELLI - NË LDKnë E SOTME S'KA MBETUR GATI ASKUSH QË MUND TË KRENOHET, POR AS TË TURPËROHET (12.25.2014)
TAKIMI LUSHTAKU-BLLACA KONSIDEROHET INCIDENT I RËNDË (12.25.2014)
MESILA DODA FEHMI ABDIUT - JE MBETURINË POLITIKE (12.25.2014)
VOAL JU URON:VËLLEZËR E MOTRA NGA MOT GËZUAR KRISHTLINDJEN! (12.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2026  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]