SLLOBODAN GAVRIQ I ARRESTUAR MBRËMË - NIS BASHKËPUNIMIN ME HETUESIT
E Premte, 12.26.2014, 04:01pm (GMT+1)
Koha.net merr vesh se serbi i arrestuar mbrëmë, në Prishtinë, me rreth 13 kilogramë eksploziv, quhet Sllobodan Gavriq.
Ai është nga Rashka dhe me profesion veterinar. Por vetura në të cilën u kap me lëndën e rrezikshme shpërthyese është me regjistrim të Beogradit.
Burime brenda policisë theksojnë se ai tashmë ka filluar bashkëpunimin me hetuesit, nga i cili rezulton qëllimi për akte terroriste.
www.voal-online.ch
|