E Martë, 03.10.2026, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA NË PRISHTINË - NE SHQIPTARËT JEMI NË MOMENTIN TONË MË OPTIMAL HISTORIK, TË MOS E HUMBASIM

E Premte, 12.26.2014, 04:14pm (GMT+1)



Shqipëria dhe Kosova kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet ta shfrytëzojnë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të të dy shteteve, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka shtuar se shqiptarët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë qenë ndërkombëtarisht më të respektuar sesa tani.

Sipas tij, është momenti për ta ndërruar çdo nivel politik apo shoqëror dhe për të ngritur në një shkallë të re përgjegjësinë drejt ardhmërisë.

Këto komente, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, ku u diskutua për partneritetin Kosovë Shqipëri.

"Te ky momentum shqiptar në Ballkon perceptoj një potencial të panjohur më parë zhvillimi demokratik politik dhe ekonomik, po aq edhe një rrezik shumë të madh humbjeje të këtij momentumi pa arritur të shfrytëzojmë këtë potencial që e kemi në dorë, por jo përgjithmonë dhe jo domosdoshmërisht të përsëritshëm të paktën ne 50 vitet e ardhshme", ka theksuar kryeministri Rama.

I pyetur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama ka theksuar se natyra e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve apo mes shqiptarëve dhe serbeve, do të përcaktojë në një masë të konsiderueshme natyrën e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.

Derisa, duke folur për raportet Kosovë-Serbi, ai tha se nuk ka serb që realisht e mendon atë kur thonë se e duan Kosovën t'iu kthehet. Sipas tij, këtë e thonë se duan të marrin vota, por se nuk e kanë seriozisht.

"Kosova sot jo vetëm që nuk është e kushtëzuar nga Serbia, jo vetëm që është e pavarur, por është në mjedisin e nevojshëm për t'u zhvilluar dhe se sa shkon përpara Kosova, nuk e ka më në dorë Beogradi, por e ka lidershipi dhe klasa politike në Kosovë",
theksoi Rama.

Shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka shtuar Rama i takon që të sfidojnë veten dhe të shkojnë më tutje. Sfidë, sipas kryeministrit, është ndërtimi i një shteti modern.

"Ne duhet të kuptojmë se Serbia ka një potencial të jashtëzakonshëm strategjik për zhvillimin e këtij rajoni dhe për zhvillimin tonë në rast se ne do të dimë ta vëmë në shfrytëzim atë potencial strategjik", ka shtuar Rama.

Ai, duke u ndalur te proceset integruese në mekanizmat evropiane, ka thënë se shqiptarët në Ballkan kërcënohen nga lodhja dhe durimi.

Sipas tij, për Shqipërinë dhe shqiptarët, më shumë se sa anëtarësimi, ka rëndësi themelore procesi i integrimit, pasi që siç theksoi ai, është një instrument që imponon modernizim të sistemit dhe shtetit.

Ai e ka quajtur paradoksale faktin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian

"Kjo është një çudi e madhe evropiane, që është një nga shprehjet më kuptimplota të degradimit të Bashkimit Evropian nga një projekt i madh i shpresës në një strukturë gjigante të frikës. Frikës nga vetvetja e cila reflektohet pastaj edhe si frikë nga një grusht njerëzish, një grusht njerëzish janë shqiptarët e Kosovës në gjithë hartën e Evropës, dhe që ndalohen të lëvizin të lirë", ka theksuar Rama.

Kryeministri Rama ka folur për një thellim të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në arsim, ekonomi dhe energjetikë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SLLOBODAN GAVRIQ I ARRESTUAR MBRËMË - NIS BASHKËPUNIMIN ME HETUESIT (12.26.2014)
Deutsche Welle - PENGOHET NJË SULM EVENTUAL TERRORIST NË PRISHTINËNë Prishtinë arrestohet një shtetas serb me 13 kilogram eksploziv në veturën e tij. Autoritetet kanë nisur zbardhjen e rastit (12.26.2014)
POLICIA E KOSOVËS - SERBI I ARRESTUAR SYNONTE TË KRYENTE SHPËRTHIM NË KATEDRALEN E PRISHTINËS (12.26.2014)
NJË SHTETAS I SERBISË U ARRESTUA NË PRISHTINË - NË MAKINË IU GJET MATERIAL SHPËRTHYES (12.26.2014)
Radio Evropa e Lirë, JABLLANOVIQ - BASHKËSIA E KOMUNAVE DO TË KETË KOMPETENCA EKZEKUTIVE (Intervistë) (12.26.2014)
RAMA QËNDRON SOT NË PRISHTINË (12.26.2014)
NISHANI - TË LUTEMI QË VITIN E ARDHSHËM TË KEMI NJË KARDINAL SHQIPTAR (12.26.2014)
ILEGALËT TË PËRKRAHUR NGA LEGALËT VAZHDOJNË KOLONIZIMIN SERB TË VERIUT (12.26.2014)
DYQIND E DYMBËDHJETË DITË GREVË NË QENDËR TË PRISHTINËS (12.25.2014)
PRISHTINË - NË MESHËN E KRISHTLINDJES MESAZHE PËR THIRRJE TË NDËRGJEGJES DHE PËR PËRGJEGJËSI (12.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]