E Premte, 03.06.2026, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - SISTEMI SHËNDETËSOR ËSHTË I RRËNUAR NGA KORRUPSIONI, NEPOTIZIMI, LIDHJET POLITIKE

E Shtunë, 12.27.2014, 09:03am (GMT+1)




Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Publike bëri sot të ditur rezultatet e një studimi mbi vlerësimet e qytetarëve ndaj sigurimeve shëndetësore, ku zbulua mungesa e informimit dhe abuzimi me shërbimet shëndetësore. Banorë, mjekë dhe farmacistë të intervistuar nga i gjithë territori, Kukës, Mirditë, Lezhë, Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Elbasan, Pogradec dhe Korçë, mes tyre gjysma nga fshati dhe gjysma femra, pohuan se menaxhimi rajonal i sistemit shëndetësor është i dështuar prej korrupsionit, nepotizmit dhe lidhjeve politike.

Sipas studimit, opinioni publik e percepton sistemin shëndetësor si të korruptuar, të fragmentuar dhe në në dëm të pacientit. Deformimet më të mëdha i ka shërbimi spitalor, por nuk mbetet prapa as rrjeti farmaceutik.

"Farmacitë ankojnë mungesë të barnave të listës së rimbursueshme dhe fajësojnë depot farmaceutike për këtë. Ata kërkojnë një rol më aktiv në drejtim të Kontrollit të Barnave, duke kërkuar që të bashkohet pozita e atij që paguan për barnat e rimbursueshme me kontrollin e tyre. Shumica e farmacistëve, njëlloj si pacientët, besojnë pa hezitim se cilësia e barnave të listës së rimbursueshme është e dobët. Kësaj i shtohet mungesa e besimit tek institucioni i kontrollit të barnave" - tha Suela Mino, njw nga autoret e studimit.

Qytetarët e intervistuar pohojnë në intervista se mjekët specialistë u japin qëllimisht terapi të shtrenjta, duke braktisur praktikën e mjekut të familjes, i cili në fshat nuk ekziston ndërsa në qytet nuk funksionon. Pacientët nuk përfitojnë kontrolle as analiza falas, ndërsa pacientët kronikë detyrohen të bëjnë shpesh kontrolle të panevojshme për të rikonfirmuar diagnozën e tyre, gjë që rrit kostot e shërbimit shëndetësor në laboratoret e analizave. Studimi zbuloi se as fëmijët, formalisht të siguruar na shteti, nuk mjekohen falas, por prindërit paguajnë për ta gjatë gjithë procesit të mjekimit. Çmimet e referencës për shërbimet mjekësore publike për personat e pasiguruar shpesh tejkalojnë çmimet e shërbimit privat shëndetësor privat, konstatoi studimi, duke u shndërruar në një "makineri korrupsioni pasiv", sepse mjekët paguhen nën dorë.

"Sistemi i referemit duhet në mënyrë urgjente të garantojë de facto ekzaminimin, trajtimin e specializuar dhe mjekimin e fëmijëve falas brenda skemës së sigurimit shëndetësor. Situata në fshat kërkon rikonceptimin e sistemit të referimit për të shmangur deformimin e sistemit nga presioni korruptiv i prodhuar vetëdijshëm me procedurë ligjore. Të gjithë nivelet vendim-marrëse dhe ekzekutive duhet në mënyrë urgjente të vlerësojnë rrugët për lehtësimin e procedurave si për pacientin ashtu edhe për mjekun" - tha zonja Mino.

Personeli mjekësor shprehet pro krijimit të një enti të unifikuar financiar, që të menaxhojë marrëdhëniet financiare të pacientit me sistemin shëndetësor, dhe të shmangë përdorimin e parave si rrugë alternative e marrjen e shërbimit shëndetësor publik.

Korrupsioni dhe mungesa e informacionit janë denoncuar edhe më parë nga qytetarët. Në vëzhgimet periodike mjekët dhe doganierët janë në vendin e parë të profesioneve më shumë të korruptuar në Shqipëri.

Korrupsioni në spitale vlerësohet nga qytetarët si më i dhimbshmi, sepse nëse rryshfeti në dogana është punë tregtie, rryshfeti ndaj mjekut për familjarin e sëmurë është çështje jete a vdekje, sepse për të marrë shërbimin mjekësor gati të monopolizuar dhe për të shëruar njeriun e shtëpisë askush nuk kursen paratë e pakta, shpesh të marra borxh me urgjencë nëpër miq e të afërm.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle, FLECKENSTEIN - NUK E KUPTOJ PSE NUK BËHEN PUBLIKË EMRAT E DEPUTETËVE SHQIPTARË TË KRIMINALIZUAR (Intervistë) (12.26.2014)
RAMA NË PRISHTINË - NE SHQIPTARËT JEMI NË MOMENTIN TONË MË OPTIMAL HISTORIK, TË MOS E HUMBASIM (12.26.2014)
SLLOBODAN GAVRIQ I ARRESTUAR MBRËMË - NIS BASHKËPUNIMIN ME HETUESIT (12.26.2014)
Deutsche Welle - PENGOHET NJË SULM EVENTUAL TERRORIST NË PRISHTINËNë Prishtinë arrestohet një shtetas serb me 13 kilogram eksploziv në veturën e tij. Autoritetet kanë nisur zbardhjen e rastit (12.26.2014)
POLICIA E KOSOVËS - SERBI I ARRESTUAR SYNONTE TË KRYENTE SHPËRTHIM NË KATEDRALEN E PRISHTINËS (12.26.2014)
NJË SHTETAS I SERBISË U ARRESTUA NË PRISHTINË - NË MAKINË IU GJET MATERIAL SHPËRTHYES (12.26.2014)
Radio Evropa e Lirë, JABLLANOVIQ - BASHKËSIA E KOMUNAVE DO TË KETË KOMPETENCA EKZEKUTIVE (Intervistë) (12.26.2014)
RAMA QËNDRON SOT NË PRISHTINË (12.26.2014)
NISHANI - TË LUTEMI QË VITIN E ARDHSHËM TË KEMI NJË KARDINAL SHQIPTAR (12.26.2014)
ILEGALËT TË PËRKRAHUR NGA LEGALËT VAZHDOJNË KOLONIZIMIN SERB TË VERIUT (12.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]