E Martë, 03.10.2026, 07:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GAVRIQ E PRANON NJË PJESË TË FAJIT

E Shtunë, 12.27.2014, 04:34pm (GMT+1)



Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, ka caktuar masën e paraburgimit të shtetasit nga Serbia Slobodan Gavriq, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste.

Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, pas vendimit të marrë nga gjykata tha para gazetarëve, se i pandehuri Gavriq dyshohet për dy vepra penale.

"Për shkak të dyshimit të ekzistimit të veprave penale, përgatitja e veprave terroriste nga neni 144 / paragrafi 4 dhe paragrafi 1, si dhe të një vepre tjetër penale që është importi , eksporti , furnizimi dhe transporti i këmbimit ndërmjetësimit ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 të kodit penal të Republikës së Kosovës", tha Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se i pandehuri ka pranuar vetëm  veprën penale nën pikën dy, të kërkesës për caktimin e paraburgimit.

"Tani për tani prokuroria ka bërë të besueshme arsyen për caktimin e paraburgimit, do të thotë se ka mjaft prova të cilat janë bindëse për gjykatën që të caktoj paraburgimin. Për më tutje mbetet që Prokuroria Speciale t'i zbatoj hetimet, ndërsa këto hetime zbatohen nën autoritetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë", tha Ibrahimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Vehbi Kashtanjeva, ka mbajtur seancën dëgjimore ku edhe i është caktuar masa e paraburgimit serbit Slobodan Gavriq."‹"‹

"‹"‹"‹"‹Gavriq është arrestuar të enjten në mbrëmje në Prishtinë, për shkak se në automjetin e tij janë gjetur 12.2 kilogramë eksploziv.

Avokati i Gavriq i caktuar sipas detyrës zyrtare nga gjykata dhe nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Muhamet Humolli, tha për Radion Evropa e Lirë, se Gavriq është penduar për atë çka ka bërë.

"Është me rëndësi se i'u është caktuar 30 ditë paraburgimi. Gavriq ka folur, ndihet fajtor dhe është penduar. Në plan ka pasur shitjen e atij eksplozivi ", tha Humolli duke shtuar se gjykata ka vendosur sipas kërkesës së prokurores së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdarit.

Kryetari i Gjykatës themelore Hamdi Ibrahimi, tha se për rastet e tilla dënimet janë të larta.

"Denimet janë deri në 20 vjet burg, sepse Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh që edhe kur vepra në tentativë mbetet, dënimi është i njejtë", tha Ibrahimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përgëzuar autoritetet e rendit për "pengimin e këtij veprimi terrorist, në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj".

Presidentja Jahjaga ka kërkuar ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe u ka bërë thirrje shteteve të rajonit të bashkëpunojnë "në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë".

"Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që Kosova të mos bëhet vatër dhe shënjestër e aktiviteteve terroriste dhe institucionet e vendit do të bëjnë çmos, që siguria kombëtare e Kosovës dhe e aleatëve të saj, të ruhet dhe të garantohet", është thënë në një komunikatë nga presidenca.

Edhe Qeveria e Kosovës e ka dënuar "fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të së enjtes".

Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për një "bashkëpunim të gjithëmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM PËR SLOBODAN GAVRIQIN (12.27.2014)
MINISTRI BEQAJ - UDHËTARËT E LËNDUAR PO KTHEHEN PJESË-PJESË NËPËR RRETHET E TYRENga aksidenti humbi jetën një vajzë 25-vjeçare, e cila quhej Orenca Kuca (12.27.2014)
LDK - ISA MUSTAFA DO TA MBAJË PREMTIMIN PËR HIMNIN DHE FLAMURIN (12.27.2014)
RESHJE BORE ANEMBANË KOSOVËS, SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË RRJETIN RRUGOR (12.27.2014)
TIVAR - AKSIDENTOHET AUTOBUSI ME UDHËTARË, VININ NGA DUBROVNIKU PËR NË TIRANËKa humbur jetën një vjazë 25 vjeçare, janë me dhjetëra të plagosur, katër prej tyre rëndë (12.27.2014)
SHQIPËRI - SISTEMI SHËNDETËSOR ËSHTË I RRËNUAR NGA KORRUPSIONI, NEPOTIZIMI, LIDHJET POLITIKE (12.27.2014)
Deutsche Welle, FLECKENSTEIN - NUK E KUPTOJ PSE NUK BËHEN PUBLIKË EMRAT E DEPUTETËVE SHQIPTARË TË KRIMINALIZUAR (Intervistë) (12.26.2014)
RAMA NË PRISHTINË - NE SHQIPTARËT JEMI NË MOMENTIN TONË MË OPTIMAL HISTORIK, TË MOS E HUMBASIM (12.26.2014)
SLLOBODAN GAVRIQ I ARRESTUAR MBRËMË - NIS BASHKËPUNIMIN ME HETUESIT (12.26.2014)
Deutsche Welle - PENGOHET NJË SULM EVENTUAL TERRORIST NË PRISHTINËNë Prishtinë arrestohet një shtetas serb me 13 kilogram eksploziv në veturën e tij. Autoritetet kanë nisur zbardhjen e rastit (12.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]