AKSIDENTI PRANË TIVARIT - KTHEHEN TË PLAGOSURIT
E Shtunë, 12.27.2014, 08:02pm (GMT+1)
Mjekët e spitalit të Tivarit thanë se të plagosurit nga aksidenti i një autobusi që u rrëzua mbrëmë në rrugën mes Tivarit dhe Muriqanit, po kthehen në Shqipëri.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën 25 vjeçarja Orena Kuça dhe sipas mjekëve 30 udhëtarë tjerë janë plagosur.
Një mjek i spitalit të Tivarit i tha Zërit të Amerikës se të plagosurit më rëndë po dërgohen në klinikat e Tiranës ndërsa të tjerët në Shkodër.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Mërkotit në Mal të Zi, kur sipas dëshmitarëve, autobusi doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj. Në autobus ndodheshin 52 persona. Udhëtarët kishin kaluar festën e Krishtlindjes në Dubrovnik të Kroacisë dhe po ktheheshin në Shqipëri kur ndodhi aksidenti.
Korrespondenti ynë në Mal të Zi Ali Salaj tha se rruga Tivar-Muriqan, e gjatë rreth 30 km, edhe pse cilësohet si rrugë ndërkombëtare, nuk i plotëson normat më elementare për qarkullimin e automjeteve. Rruga ka probleme serioze dhe vazhdimisht është bërë shkak për aksidente tragjike.
www.voal-online.ch
| Other Articles: |
 |
MAPO, ALEKSANDËR ARVIZU - PËR MIRË APO PËR KEQ, BERISHA ËSHTË I NJËJTI, AI NUK E KA AFTËSINË TË NDRYSHOJË (Intervista e plotë) (12.27.2014) |
 |
GAVRIQ E PRANON NJË PJESË TË FAJIT (12.27.2014) |
 |
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM PËR SLOBODAN GAVRIQIN (12.27.2014) |
 |
MINISTRI BEQAJ - UDHËTARËT E LËNDUAR PO KTHEHEN PJESË-PJESË NËPËR RRETHET E TYRENga aksidenti humbi jetën një vajzë 25-vjeçare, e cila quhej Orenca Kuca (12.27.2014) |
 |
LDK - ISA MUSTAFA DO TA MBAJË PREMTIMIN PËR HIMNIN DHE FLAMURIN (12.27.2014) |
 |
RESHJE BORE ANEMBANË KOSOVËS, SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË RRJETIN RRUGOR (12.27.2014) |
 |
TIVAR - AKSIDENTOHET AUTOBUSI ME UDHËTARË, VININ NGA DUBROVNIKU PËR NË TIRANËKa humbur jetën një vjazë 25 vjeçare, janë me dhjetëra të plagosur, katër prej tyre rëndë (12.27.2014) |
 |
SHQIPËRI - SISTEMI SHËNDETËSOR ËSHTË I RRËNUAR NGA KORRUPSIONI, NEPOTIZIMI, LIDHJET POLITIKE (12.27.2014) |
 |
Deutsche Welle, FLECKENSTEIN - NUK E KUPTOJ PSE NUK BËHEN PUBLIKË EMRAT E DEPUTETËVE SHQIPTARË TË KRIMINALIZUAR (Intervistë) (12.26.2014) |
 |
RAMA NË PRISHTINË - NE SHQIPTARËT JEMI NË MOMENTIN TONË MË OPTIMAL HISTORIK, TË MOS E HUMBASIM (12.26.2014) |
|