E Martë, 01.13.2026, 03:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA - DOSJET I HAPIM PËR TË VENDOSUR RAPORT TË NDERSHËM ME HISTORINË, JO PËR HAKMARRJE

E Djelë, 12.28.2014, 10:27am (GMT+1)



TIRANE - Kryeministri Edi Rama përpara ish-të përndjekurve e veteranëve të luftës, premtoi edhe hapjen e dosjeve të sigurimit të ish-regjimit komunist, me qëllim që siç tha ai të vendoset një raport i drejtë me historinë.

"Jeni të gjithë dëshmitarë që sot natyrshëm të gjithë meritojnë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën, jo për revansh e hakmarrje, as për të kalëruar mbi të shkuarën, po për të vendosur një raport të ndershëm me historinë. Pa këtë çdo komb e ka të vështirë të ndërtojë të ardhmen e vetë, të shkëputur nga tentakulat e monstrës së të shkuarës, nëse e ka prodhuar ajo ka qenë mostra e hijes së frikës të lartësuar me bashkëpunimin me sigurimin e shtetit", tha Rama.

Rama tha se, për hapjen e dosjeve kanë folur shumë ata që kanë pasur më shumë frikë nga përmbajtja e këtyre dosjeve, ndërsa shtoi se Shqipëria ka zgjedhur modelin gjerman për hapjen e tyre në mënyrë sa më transparente.

"Të gjithë jemi dëshmitarë se dosjet janë tundur për të bërë politikë, për të trembur kundërshtarët, janë tundur nga ata që i kanë pasur frikë më shumë se të tjerët. Kush ka kërcënuar me hapjen e tyre ka pasur më shumë për të fshehur. Ne kemi zgjedhur një model suksesi, ndershmërie që është modeli gjerman, hapje përmes një procesi transparent që të përndjekurit dhe familjet e tyre të njihen me monstrën e errët që shumë u përdor edhe pas rënies së regjimit, si një hije duke thelluar një përçarje të padrejtë në shoqërinë tonë. Gjithë ky proces do të na mundësojë që të lehtësojmë këtë barrë të së shkuarës, të mos kemi më nëpër këmbë hijet e së shkuarës apo litarët e së shkuarës".

Për ish-të përndjekurit, përveç shpërblimit të fundvitit, Rama premtoi dëmshpërblim deri në fund të vitit 2015 për ata që janë mbi 75-vjeç dhe dëmshpërblim për të gjithë ata që kanë bërë burg deri në fund të mandatit qeverisës.

"Kur erdhëm në pushtet u përballëm me një fakt rrëqethës, ish- të përndjekurit nuk kishin marrë asnjë qindarkë dëmshpërblim. Deri tani kemi arritur të distribuojmë më shumë se qeveria e kaluar në 8 vite. Ndërkohë që sot jemi në një fazë kur po ndajmë këstin e 4-t, me vetëdijen e plotë se nuk mund të vazhdojmë të dëmshpërblejmë duke iu bërë biografinë, duke i ndarë në tanët dhe të atyre, siç u rindanë për fat të keq. Kam bindjen se para se sa të mendojmë pasardhësit duhet të dëmshpërblejmë ata që janë ende gjallë dhe që e kanë gjurmën e torturave të ferrit në shpirtin e tyre, jo për shkak të babait nënës, dajës, por e kanë në shpirtin e tyre. Ajo çka na bën që deri në fund të vitit të ardhshëm të dëmshpërblejmë të përndjekurit mbi 75 vjeç, dhe deri në fund të mandatit të dëmshpërblejmë ata që burgun e kanë bërë vetë", tha ai.

Rama shtoi se, "Kemi ndeshur qindra ish-të përndjekur politikë, nga ata të vërtetët jo nga ata që u bënë pasi u bashkuan me një parti, që nuk kishin marrë asnjë pagesë për asnjë vit burgu. Sot kemi 1639 ish- të përndjekur që kanë marrë këstin e 3-të, për 700 të tjerë vijon brenda këtyre ditëve, për të vijuar me këstin e 4-t".

Ndërsa duke u ndalur tek shpërblimi i fundvitit, që siç tha kryeministri i jepet për herë të parë këtyre kategorive ai shtoi se, "Shpërblimi i fundvitit financiarisht është simbolik, por simbolikisht me një peshë të veçantë për të qenë pranë tyre në natën e Vitit të Ri për t'ju mundësuar që ti bëjnë një dhuratë nipërve e mbesave, pa pasur frikë të fusin dorën në xhep".

Për veteranët e luftës, Rama tha se, përfaqësojnë një "medalje të një lufte të madhe ku u derdh gjak i pastër idealesh, që nxori një pushtet që mbi ato ideale dhe përmes manipulimit të njerëzve të idealeve, ndërtoi një ferr njerëzor. Dolëm në vitet "˜90 duke pasur kokën lart, sepse veteranët e luftës na dhanë mundësinë e madhe që të ndjehemi krenar për atë që Shqipëria bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore".

Rama foli edhe për skemën e re të pensioneve, nga e cila siguroi që do jenë të fituar si ish-të përndjekurit ashtu edhe veteranët e luftës. Ai u shpreh ndër të tjera se që nga viti 2015 do ketë edhe rritje të pensioneve.

"Dua të fokusohem tek skema e re e pensioneve që hyn në fuqi në janar të 2015. U shty 20 vite me radhë. Me skemën e re përfitojnë veteranët dhe ish- të përndjekurit, si dhe bëhet e mundur që djemtë dhe vajzat tuaja të mundet të përpiqen që nesër të kenë një pension dinjitoz. Pensioni do varet nga puna dhe vullneti i gjithsecilit. Në skemën e sigurimeve ata që punojnë dhe janë skllevër të pronarëve dhe drejtuesve të papërgjegjshëm".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJILAN - SOT MARSHIM PROTESTE KUNDËR IKJEVE NGA KOSOVA (12.28.2014)
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - NUK SHOH JETË TË GJATË TË KËSAJ QEVERIE (Intervistë)Kurti: Krijimi i qeverisë së koalicionit PDK-LDK humbi shpresën për ndryshime (12.28.2014)
KOSOVË - 30 DITË PARABURGIM SERBIT TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM (12.27.2014)
AKSIDENTI PRANË TIVARIT - KTHEHEN TË PLAGOSURIT (12.27.2014)
MAPO, ALEKSANDËR ARVIZU - PËR MIRË APO PËR KEQ, BERISHA ËSHTË I NJËJTI, AI NUK E KA AFTËSINË TË NDRYSHOJË (Intervista e plotë) (12.27.2014)
GAVRIQ E PRANON NJË PJESË TË FAJIT (12.27.2014)
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM PËR SLOBODAN GAVRIQIN (12.27.2014)
MINISTRI BEQAJ - UDHËTARËT E LËNDUAR PO KTHEHEN PJESË-PJESË NËPËR RRETHET E TYRENga aksidenti humbi jetën një vajzë 25-vjeçare, e cila quhej Orenca Kuca (12.27.2014)
LDK - ISA MUSTAFA DO TA MBAJË PREMTIMIN PËR HIMNIN DHE FLAMURIN (12.27.2014)
RESHJE BORE ANEMBANË KOSOVËS, SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË RRJETIN RRUGOR (12.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2026  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]