E Mërkurë, 03.11.2026, 02:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUSH E INFORMOI POLICINË PËR HYRJEN E GAVRIQIT NË KOSOVË - JA VERSIONI SERB

E Djelë, 12.28.2014, 10:36am (GMT+1)



KOSOVE - Sllobodan Gavriq, 46 vjeçar me vendbanim në Beograd, u arrestua dy ditë më parë në Prishtinë, pasi iu zunë 13 kilogramë eksploziv në veturën e tij. Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ngritur dyshimin se ai po përgatiste një sulm terrorist. Por, e përditshmja serbe "Blic", duke u thirrur në burime të veta, pretendon se këtu fshihet një grackë e ngritur nga një narko-diler i Novi Pazarit. Sipas kësaj gazete, kjo edhe është arsye pse mund të ngriten dyshime se këtu ka diçka përtej asaj që pretendohet.

Siç thotë të ketë mësuar kjo gazetë, të enjten në mbrëmje, narko-dileri nga Novi Pazari e kishte njoftuar Policinë e Kosovës, se në Prishtinë do të vijë Sllobodan Gavriq, me një veturë të zero "Renault Clio", në të cilën ka edhe 13 kilogramë eksplozivë, me qëllim hedhjen në ajër të Hotelit Grand dhe Katedrales. Për këtë informacion është njoftuar menjëherë EULEX-i dhe janë bllokuar të gjitha kalimet kufitare të Kosovës.

Megjithatë, Gavriq kishte arritur të hynte në Kosovë nga Serbia para bllokimit të kufirit. Në Kosovë ai kishte hyrë në orën 19:18 minuta përmes Rudnicës dhe pastaj kishte shkuar në Prishtinë, ku edhe ishte arrestuar rreth orës 22:00.

Është interesant fakti se askush nuk e kishte vërejtur atë, edhe pse ai disa orë para se të hynte në Kosovë me eksplozivin në veturë, kishte hyrë në Serbi nga Kosova, ku kishte qëndruar më parë, raporton lajmi.net.

Gavriq, sipas gazetës, është punësuar në administratën e Ministrisë Bujqësisë, si inspektor veterinar.

"Ai punonte në kontrollin e mallrave me origjinë shtazore. Gjithmonë ishte i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm. Nuk ishte i dhënë pas alkoolit dhe nuk kishte sjellje të këqija", thonë kolegët e tij.

Asnjë prej tyre nuk e di pse Gavriq shkoi në Kosovë, por thonë se ata nuk e besojnë se ai kishte planifikuar ndonjë sulm terrorist.

Gavriq, sipas gazetës serbe "Blic", nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë vepër penale. Ai bashkë me gruan e tij e cila punon në Ministrinë e Brendshme, dhe fëmijët, jetojnë në një banesë në Beogradin e Ri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA - DOSJET I HAPIM PËR TË VENDOSUR RAPORT TË NDERSHËM ME HISTORINË, JO PËR HAKMARRJE (12.28.2014)
GJILAN - SOT MARSHIM PROTESTE KUNDËR IKJEVE NGA KOSOVA (12.28.2014)
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - NUK SHOH JETË TË GJATË TË KËSAJ QEVERIE (Intervistë)Kurti: Krijimi i qeverisë së koalicionit PDK-LDK humbi shpresën për ndryshime (12.28.2014)
KOSOVË - 30 DITË PARABURGIM SERBIT TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM (12.27.2014)
AKSIDENTI PRANË TIVARIT - KTHEHEN TË PLAGOSURIT (12.27.2014)
MAPO, ALEKSANDËR ARVIZU - PËR MIRË APO PËR KEQ, BERISHA ËSHTË I NJËJTI, AI NUK E KA AFTËSINË TË NDRYSHOJË (Intervista e plotë) (12.27.2014)
GAVRIQ E PRANON NJË PJESË TË FAJIT (12.27.2014)
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM PËR SLOBODAN GAVRIQIN (12.27.2014)
MINISTRI BEQAJ - UDHËTARËT E LËNDUAR PO KTHEHEN PJESË-PJESË NËPËR RRETHET E TYRENga aksidenti humbi jetën një vajzë 25-vjeçare, e cila quhej Orenca Kuca (12.27.2014)
LDK - ISA MUSTAFA DO TA MBAJË PREMTIMIN PËR HIMNIN DHE FLAMURIN (12.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]