E Enjte, 02.19.2026, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TRAGETI NË FLAKË, QINDRA UDHËTARË KËRKOJNË NDIHMË - MES TYRE 22 SHQIPTARË

E Djelë, 12.28.2014, 04:22pm (GMT+1)



Qindra udhëtarë të dëshpëruar në një traget që po digjet pranë brigjeve të Greqisë po kërkojnë ndihmë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po përpiqen t'u vijnë në ndihmë duke u përballur me me erërat e forta dhe detin e trazuar.

Deri tani janë shpëtuar rreth 150 udhëtarë, nga 478 veta në bordin e tragetit Norman Atlantic. Shumë prej udhëtarëve po kërkojnë ndihmë me anë të telefonave celularë.

Sipas listës së publikuar të udhëtarëve, në traget ndodhen edhe 22 shqiptarë, por Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha në një komunikatë se numri i tyre mund të jetë edhe më i madh për shkak të ndryshimit të emrit në pasaportë. Roja bregdetare shqiptare ka dërguar dy anije në vendin e ngjarjes dhe autoritetet e Shqipërisë thonë se janë në kontakt me ato greke dhe italiane.

Trageti ishte 80 kilometra në veriperëndim të Korfuzit kur dërgoi një sinjal rreziku pasi në kuvertën e poshtme të tij kishte shpërthyer zjarri.Trageti po udhëtonte nga Patrasi i Greqisë perëndimore për në qytetin lindor të Italisë, Ancona.

Nuk është e qartë nëse ka patur viktima apo nëse ka pasagjerë në ujë, ku temperaturat e ftohta të dimrit do ta bënin të vështirë shpëtimin.

Dhjetra udhëtarë janë transferuar në një anije ndërsa shumë të tjerë kanë arritur të hipin në varka shpëtimi.  

Disa anije që lundronin në zonën e afërt detare shkuan me shpejtësi për në vendin e ngjarjes së bashku me helikopterë shpëtimi. Në mbështetje të operacioneve të shpëtimit merr pjesë edhe një avion kërkimi C-130.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI, PRETENDUESJA MË E FORTË PËR NË EUROVIZION (12.28.2014)
KUSH E INFORMOI POLICINË PËR HYRJEN E GAVRIQIT NË KOSOVË - JA VERSIONI SERB (12.28.2014)
RAMA - DOSJET I HAPIM PËR TË VENDOSUR RAPORT TË NDERSHËM ME HISTORINË, JO PËR HAKMARRJE (12.28.2014)
GJILAN - SOT MARSHIM PROTESTE KUNDËR IKJEVE NGA KOSOVA (12.28.2014)
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - NUK SHOH JETË TË GJATË TË KËSAJ QEVERIE (Intervistë)Kurti: Krijimi i qeverisë së koalicionit PDK-LDK humbi shpresën për ndryshime (12.28.2014)
KOSOVË - 30 DITË PARABURGIM SERBIT TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM (12.27.2014)
AKSIDENTI PRANË TIVARIT - KTHEHEN TË PLAGOSURIT (12.27.2014)
MAPO, ALEKSANDËR ARVIZU - PËR MIRË APO PËR KEQ, BERISHA ËSHTË I NJËJTI, AI NUK E KA AFTËSINË TË NDRYSHOJË (Intervista e plotë) (12.27.2014)
GAVRIQ E PRANON NJË PJESË TË FAJIT (12.27.2014)
PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM PËR SLOBODAN GAVRIQIN (12.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]