FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015
E Hënë, 12.29.2014, 09:10am (GMT+1)
Këngëtarja Elhadia Dani nga Shkodra, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës së Evropës, Eurovision 2015, i cili do të mbahet në majin e vitit të ardhshëm në Austri.
Ajo ka dalë fituese në natën e sotme finale të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Dani ka marrë 82 pikë me këngën "Diell" nga juria profesionale.
Këngëtarja, që është shqiptarja e parë dhe e vetme që e ka fituar "The Voice of Italy", ka shkëlqyer në prezantimin e saj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në vendin e dytë është renditur Bojken Lako Bend me këngën "Të ndjej", ndërsa vendin e tretë e ka zënë këngëtarja kosovare, Linda Halimi me këngën "S'të fal".
www.voal-online.ch
|