VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015

E Hënë, 12.29.2014, 09:10am (GMT1)



Këngëtarja Elhadia Dani nga Shkodra, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës së Evropës, Eurovision 2015, i cili do të mbahet në majin e vitit të ardhshëm në Austri.

Ajo ka dalë fituese në natën e sotme finale të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Dani ka marrë 82 pikë me këngën "Diell" nga juria profesionale.

Këngëtarja, që është shqiptarja e parë dhe e vetme që e ka fituar "The Voice of Italy", ka shkëlqyer në prezantimin e saj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në vendin e dytë është renditur  Bojken Lako Bend me këngën "Të ndjej", ndërsa vendin e tretë e ka zënë këngëtarja kosovare, Linda Halimi me këngën "S'të fal".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.