JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDON Mes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë
E Hënë, 12.29.2014, 09:31am (GMT+1)

 Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut ku jetë njerëzish presin të shpëtohen nga trageti që dje mori flakë pranë Korfuzit. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 14 shqiptarë, ndërkohë që 8 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën. Rreth orës 07:00, shtetasja Brunilda Cazo u shpëtua nga trageti, duke lënë në bord dhe 224 persona që ende presin të largohen prej aty. Mësohet se në bordin e tragetit ishin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit.bw
DËSHMI: JANË 4 TË VDEKUR
Ora 09:20-Mund të rezultojë dramatik bilanci në
tragetin "Norman Atlantic". Një prej udhëtarëve të shpëtuar shprehet se
ka parë në bordin e anijes 4 të vdekur. Ndërkohë bilanci zyrtar flet
vetëm për një viktimë.
www.voal-online.ch
|