DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET
E Hënë, 12.29.2014, 09:38am (GMT+1)
Voal-online.ch - Veprimtarja kombëtare Donika Gërvalla, në një status në faqen e saj në facebook, jep lajmin për zgjedhjet e reja në kreun e Degës së LDK-së në Prizren:
Të fala demokratike nga Prizreni! Lajm i mirë! LDK di të reformohet, pavarësisht nga drejtuesit e saj aktual. Garë e hapur, 3 kandidat, një fitimtar i shkëlqyer. Urime dr. Haxhi Avdylit, kryetarit të ri, të pavarur dhe me integritet të pacënuar të LDK-së në Prizren. Mbetet interesante të ndiqet zhvillimi i mëtejshëm i LDK-së në nivelin qendror. Të shohim se kur do ta marrë guximin Kryetari i LDK-së për të shpallur dhe organizuar më në fund zgjedhjet brenda partisë, të cilat sipas statutit të LDK-së, do të ishte dashur të mbaheshin muaj më parë. A thua kanë të drejtë zërat që thonë që zgjedhjet do të shpallen nga gjysma e janarit 2015? Të shohim se a do të kandidojë përsëri Isa Mustafa dhe kë do të ketë si kundërkandidat.
www.voal-online.ch
|