VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET

E Hënë, 12.29.2014, 09:38am (GMT1)


Voal-online.ch - Veprimtarja kombëtare Donika Gërvalla, në një status në faqen e saj në facebook, jep lajmin për zgjedhjet e reja në kreun e Degës së LDK-së në Prizren:

Të fala demokratike nga Prizreni!
Lajm i mirë!
LDK di të reformohet, pavarësisht nga drejtuesit e saj aktual. Garë e hapur, 3 kandidat, një fitimtar i shkëlqyer.
Urime dr. Haxhi Avdylit, kryetarit të ri, të pavarur dhe me integritet të pacënuar të LDK-së në Prizren.
Mbetet interesante të ndiqet zhvillimi i mëtejshëm i LDK-së në nivelin qendror.
Të shohim se kur do ta marrë guximin Kryetari i LDK-së për të shpallur dhe organizuar më në fund zgjedhjet brenda partisë, të cilat sipas statutit të LDK-së, do të ishte dashur të mbaheshin muaj më parë.
A thua kanë të drejtë zërat që thonë që zgjedhjet do të shpallen nga gjysma e janarit 2015?
Të shohim se a do të kandidojë përsëri Isa Mustafa dhe kë do të ketë si kundërkandidat.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.