E Shtunë, 07.19.2025, 06:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JANË 5 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË PO DIGJET - SHPËTOHEN QINDRA VETA, MES TYRE 11 SHQIPTARË
Prokuroria e Brindizit - Po hetohet për mbytje e vrasje të qëllimshme

E Hënë, 12.29.2014, 12:25pm (GMT+1)



Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut ku jetë njerëzish presin të shpëtohen nga trageti që dje mori flakë pranë Korfuzit. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 11 shqiptarë, ndërkohë që 11 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën. Rreth orës 07:00 te se henes, shtetasja Brunilda Kazo u shpëtua nga trageti, rreth ores 08:30 dhe shqiptari tjeter Gjergji Kaco duke lënë në bord dhe shumë persona që ende presin të largohen prej aty. Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.
Zyrtarisht flitet per nje te vdekur, nje shtetas grek qe u dergua ne Portin e Brindisit, por deshmi per mediat italiane pohojne se jane 4 te vdekur ne bord.

MPJ: NË DISPOZICION NJË NUMËR PËR FAMILJARËT E PASAGJERËVE NË "NORMAN ATLANTIC"
Ora 12:21- Ministria e Punëve të Jashtme vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit "Norman Atlantic" numrin e kontaktit: +355 69 935 6685.

MPJ do të informojë opinionin publik për ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë hap pas hapi.

PROKURORIA E BRINDIZIT: PO HETOHET PËR MBYTJE E VRASJE TË QËLLIMSHME
Ora 12:17- Pas asaj të Barit, edhe Prokuroria e Brindizit ka hapur hetimet për zjarrin e rënë në anijen "Norman Atlantic".

Sipas prokurorit Marco Dinapoli, po hetohet për një mbytje të shkaktuar qëllimisht, dhe tentativë vrasje.

MINISTRI GREK: JANË GJETUR 4 TË VDEKUR
11:55-Ministri grek i Marinës bën me dije se janë tërhequr nga uji 4 kufoma të 4 personave të humbur në tragetin "Norman Atlantic".
GRUAJA E VIKTIMËS GREK: "ISHTE DHE NJË I VDEKUR TJETËR
Ora 11:53-"Pashë një person të vdekur. Kufoma e tij, notonte pranë burrit tim, Dukej që kishte dhënë shpirt. Kishte të veshur një jelek shpëtimi", tregon Teodora Douli, gruaja e grekut 62-vjecar që humbi jetën dje në tratative për të shpëtuar nga flakët e anijes.
SHKON NË 379 NUMRI I TË SHPËTUARVE

Ora 11:26- Janë plot 379 pasagjerë që janë shpëtuar nga forcat ushtarake të ndihmës së shpejtë, ndërkohë që 99 presin ende në bord të tragetit.

GRUAJA E VIKTIMËS GREK: NA LANË NË DET 4 ORË, BURRI MË VDIQ
Ora 11:20-"Burri im dhe unë qëndruam për 4 orë në ujë. Tentova ta shpëtoj, por nuk ia dola dot. Ai më thoshte vazhdimisht, "˜do vdesim, jemi duke vdekur". Kështu e nis Teodora Doulis, 56 vjec, bashkëshortja e 62-vjecarit grek që vdiq në fillim të incidentit të nisi në anije, shumë pak milje larg bregdetit shqiptar.

MPJ: JA EMRAT E 11 SHQIPTARËVE TË EVAKUUAR, JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Ora 11:15 Ministria e Punëve të Jashtme informohet nga Konsullata jonë në Janinë dhe Roja Bregdetare greke se në listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes «ABY JEANNETTE» ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

"¢ Refik Aliko

"¢ Sheraf Aliko

"¢ Donika Aliko

"¢ Jonel Lamcaj

"¢ Festim Cuci

"¢ Hasie Cuci

"¢ Brunilda Cazo

"¢ Jorgo Kristo

MPJ informon se anija «ABY JEANNETTE» ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.

MPJ jep informacione edhe për 3 shqiptarë të tjerë dhe ata të evakuuar, por që nuk ndodhen në anijen «ABY JEANNETTE». "Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin "Copertino" të Leces jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë Albert Mane dhe Alban Skëndaj kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thekson MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Konsullatat tona në Janinë dhe Bari ndjekin me përparësi ecurinë e evakuimit dhe do të informojnë qytetarët për të dhënat e reja hap pas hapi.
PRITET PËRKEQËSIM I MOTIT
Ora 11:04-Pritet përkeqësim i motit, përshpejtohet shpëtimi i pasagjerëve
"Në orët në vijim deti do të egërsohet dhe priten dallgë të fuqishmë në brigjet pulijeze", bëjnë të ditur autoritetet portale italiane. Era pritet të fryjë me 60-70 km në orë, ndërkohë që dallgët arrijnë 3 dhe 4 metër.
PROKURORIA E BARIT NIS HETIMET
Ora 10:36-Prokuroria e Barit ka nisur hetimet mbi zjarrin që ra dje në tragetin italian duke rrezikuar jetën e disa qindra pasagjerëve. Prokurori Giuseppe Volpe, bëri të ditur se kanë nisur hetimet dhe se po merren në pyetje dëshmitarët si dhe pjestarë të shpëtuar nga ekuipazhi i anijes.

SHPËTOHEN 356 PERSONA
Ora 10:10-Bilanci i fundit, shpëtohen 356 persona, në bord mbeten dhe 122.
SHPËTOJNË 345 PERSONA

Ora 09:50-Marina italiane ka komunikuar se janë shpëtuar 345 persona nga trageti "˜Norman Atlantic'. Janë dhe 133 që presin të largohen nga trageti.

SHPËTOJNË 329 PERSONA
Ora 09:35-Marina italiane ka komunikuar se janë shpëtuar 329 persona nga trageti "˜Norman Atlantic'. Janë dhe 149 që presin të largohen nga trageti.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET (12.29.2014)
JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDONMes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë (12.29.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015 (12.29.2014)
RRUGA E KOMBIT BËHET E PAKALUESHME NGA BORA (12.28.2014)
KOSOVË - PEZULLLOHEN KATËR ZYRTARË POLICORË PËR LËSHIMET NË RASTIN GAVRIQ (12.28.2014)
TRAGETI NË FLAKË, QINDRA UDHËTARË KËRKOJNË NDIHMË - MES TYRE 22 SHQIPTARË (12.28.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI, PRETENDUESJA MË E FORTË PËR NË EUROVIZION (12.28.2014)
KUSH E INFORMOI POLICINË PËR HYRJEN E GAVRIQIT NË KOSOVË - JA VERSIONI SERB (12.28.2014)
RAMA - DOSJET I HAPIM PËR TË VENDOSUR RAPORT TË NDERSHËM ME HISTORINË, JO PËR HAKMARRJE (12.28.2014)
GJILAN - SOT MARSHIM PROTESTE KUNDËR IKJEVE NGA KOSOVA (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]