E Shtunë, 07.19.2025, 07:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MESILA DODA KUNDËR PROJEKTIT TË QEVERISË - LIGJI I QEVERISË PËR DOSJET I MBRON XHELATËT E SË KALUARËS

E Hënë, 12.29.2014, 03:03pm (GMT+1)


 
TIRANË - Deputetja demokrate Mesila Doda, njëkohësisht një prej iniciatorëve për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit ka dalë sot kundër draftit të propozuar nga qeveria për ligjin e lustracionit. Doda tha se projektligji i qeverisë ka disa probleme dhe mbron figurat e së kaluarës, të cilat janë në postet më të larta të piramidës shtetërore.

"Ligji i miratuar sot në Qeveri për dosjet, ligj paralel me atë që është depozituar në parlament nga ana jonë, ka dy probleme: Shantazhimi, pushteti mund ta përdorë si mënyrë shantazhimi të personave të inkriminuar, apo që janë në dosje. Kur në fakt duhet spastrim i piramidës më të lartë shtetërore nga figurat e së kaluarës dhe që kanë vendimmarrje politike. Ligji që paraqitet sot i mbron në mënyrë eksplicite këto figura të së kaluarës. Roli udhëheqës në procesin e legjislativit i takon parlamentit jo ekzekutivit. Qeveria mund të propozojë por jo të marrë rolin e parlamentit, siç po tenton të bëjë," tha Doda.

Lidhur me akuzat e ministrit Veliaj për anti-kushtetueshmërinë e draftit të depozituar në Kuvend nga vetë ajo dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Doda tha se Veliaj po thotë gjëra të paqena dhe se mund ta dërgojë në Komisionin e Venecias për verifikim.

"Në mënyrë të qartë, Veliaj po thotë për gjëra që nuk i ka ligji që kemi depozituar ne në Kuvend. Veliaj po tenton të marrë shumë shpesh të role që nuk i takojnë, si sot që tentoi të merrte rolin e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Nëse mendoni se drafti ynë është jokushtetues çojeni në Komisionin e Venecias", ka thënë deputetja Mesila Doda.

Ajo u ka bërë apel deputetëve, ish-aktivistë të "Lëvizjes së dhjetorit" që ti bashkohen për të kërkuar largimin e xhelatëve nga piramida shtetërore.

"Xhelatët nuk kanë vend në politikë. I drejtoj një apel kryeministrit, grupimi që e ka mbështetur këtë ligj, do të çojnë në PE, në KiE në NATO, mënyrën se si po tentoni të mbroni njerëzit tuaj, mostrat e së kaluarës që po tentojnë të mbijetojnë në sistemin e vendimmarrjes. I drejtohem të persekutuarëve politikë, kjo është çështje respekti, jo veç çështje ekonomike. Duam që xhelatët të jenë jashtë piramidës shtetërore", ka thënë Doda.

Po sot Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se është gati drafti për hapjen e dosjeve, që synon dhënien fund të shantazheve. Për këtë sipas tij do të ngrihet Autoriteti për Informim Publik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2014 - VRASJET E BUJSHME NË NJË VIT 12 EKZEKUTIME MAFIOZE, VETËM 2 AUTORË TË ARRESTUARNë shënjester biznesmenët (12.29.2014)
JANË 5 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË PO DIGJET - SHPËTOHEN QINDRA VETA, MES TYRE 11 SHQIPTARËProkuroria e Brindizit - Po hetohet për mbytje e vrasje të qëllimshme (12.29.2014)
DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET (12.29.2014)
JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDONMes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë (12.29.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015 (12.29.2014)
RRUGA E KOMBIT BËHET E PAKALUESHME NGA BORA (12.28.2014)
KOSOVË - PEZULLLOHEN KATËR ZYRTARË POLICORË PËR LËSHIMET NË RASTIN GAVRIQ (12.28.2014)
TRAGETI NË FLAKË, QINDRA UDHËTARË KËRKOJNË NDIHMË - MES TYRE 22 SHQIPTARË (12.28.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI, PRETENDUESJA MË E FORTË PËR NË EUROVIZION (12.28.2014)
KUSH E INFORMOI POLICINË PËR HYRJEN E GAVRIQIT NË KOSOVË - JA VERSIONI SERB (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]