E Djelë, 11.09.2025, 08:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE - TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL

E Hënë, 12.29.2014, 04:10pm (GMT+1)


Çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të kërkohet që të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka thënë të hënën kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në takimin që ka zhvilluar me Komisionin qeveritar për personat e pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e asociacioneve të familjarëve të këtyre personave.

Kryeministri Mustafa, ka theksuar se kjo çështje do ta ketë përkushtimin më të madh të tij.

"Do ta hapim këtë çështje edhe në dialogun i cili do të mbahet në Bruksel dhe do të kërkohet që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e dialogut dhe pjesë e zgjidhjes së raporteve, të cilat tani po diskutohen me Qeverinë e Serbisë. Unë konsideroj se kjo është një çështje e cila na preokupon të gjithëve, jo vetëm juve, jo vetëm komisionin, jo vetëm familjarët. Është çështje e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju shpreh edhe një herë përkushtimin tim se do të bëjmë maksimalen që ta shtyjmë këtë proces përpara", tha Mustafa.

Bajram Qerkinaj, përfaqësues i familjarëve të personave të pagjetur në Komisionin qeveritar për këta persona, ka theksuar se çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur ende vazhdon të trajtohet si çështje humane.

Por, ai ka vlerësuar se qasja në mënyrë të tillë ndaj kësaj çështje, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga familjarët e të pagjeturve.

Prandaj, ai i është drejtuar kryeministrit Mustafa, duke i thënë se ndaj kësaj çështjeje, kërkohet qasje politike dhe presion ndërkombëtar mbi Beogradin.

"Në qoftë se ka vullnet politik kryeministri me stafin e tij, do ta bëj këtë presionin te ndërkombëtarët, e ndërkombëtarët në qoftë se kanë një vullnet politik dhe e shtyni ju procesin sa duhet të shtyhet, do të jep rezultate. Pa një presion ndërkombëtar shumë të madh dhe përkrahjen e juaj të kërkesave që do t'i bëni në Bruksel dhe më gjerë, nuk ka zbardhje të fatit të të pagjeturve", theksoi Qerkinaj.

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa, u ka premtuar përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur që angazhimi i Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre nuk do të mungojë dhe për më shumë, do të jetë prioritet.

"Kjo çështje do të ketë prioritet në punët e qeverisë dhe të gjitha ministrive të Republikës së Kosovës. Do ta kemi prioritet edhe në marrëdhëniet dhe në takimet me ndërkombëtarët, këtu dhe jashtë, në mënyrë që të bëhet presion tek Serbia, për të gjetur njerëzit tanë", tha Mustafa.

Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka theksuar se gjatë këtij viti, ekspertët vendor dhe të EULEX-it, kanë realizuar gërmime vlerësuese në 19 lokacione brenda territorit të Republikë së Kosovës, si dhe në tri lokacione të ndryshme në territorin e Serbisë, në Rudnicë të Rashkës, në Batajnicë dhe në Petrovo Selo.

"Nga 22 lokacione (Në Serbi dhe në Kosovë) të proceduara gjatë këtij viti, janë zhvarrosura mbetjet mortore të 75 individëve. Disa nga mbetjet mortore ende janë në proces të identifikimit", bëri të ditur Gjetaj.

Ndryshe, ende i pazbardhur mbetet fati edhe i 1 mijë e 653 personave, të cilët janë të evidentuar si të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESILA DODA KUNDËR PROJEKTIT TË QEVERISË - LIGJI I QEVERISË PËR DOSJET I MBRON XHELATËT E SË KALUARËS (12.29.2014)
2014 - VRASJET E BUJSHME NË NJË VIT 12 EKZEKUTIME MAFIOZE, VETËM 2 AUTORË TË ARRESTUARNë shënjester biznesmenët (12.29.2014)
JANË 5 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË PO DIGJET - SHPËTOHEN QINDRA VETA, MES TYRE 11 SHQIPTARËProkuroria e Brindizit - Po hetohet për mbytje e vrasje të qëllimshme (12.29.2014)
DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET (12.29.2014)
JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDONMes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë (12.29.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015 (12.29.2014)
RRUGA E KOMBIT BËHET E PAKALUESHME NGA BORA (12.28.2014)
KOSOVË - PEZULLLOHEN KATËR ZYRTARË POLICORË PËR LËSHIMET NË RASTIN GAVRIQ (12.28.2014)
TRAGETI NË FLAKË, QINDRA UDHËTARË KËRKOJNË NDIHMË - MES TYRE 22 SHQIPTARË (12.28.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI, PRETENDUESJA MË E FORTË PËR NË EUROVIZION (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2025  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]