E Shtunë, 07.19.2025, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
'NORMAN ATLANTIC' - SHKON NË 7 NUMRI I VIKTIMAVE, KAPITENI LARGOHET I FUNDIT NGA ANIJA
E Hënë, 12.29.2014, 04:20pm (GMT+1)


Ora 15:50 Ka shkuar në shtatë numri i personave që humbën jetën, pas zjarrit në tragetin "Norman Atlantic". Zyrtarisht u fol për 5 viktima, por në përfundim të operacionit të shpëtimit, Roja Bregdetare Italiane konfirmoi se kishte gjetur edhe dy trupa të tjerë të pajetë në det, duke e çuar në 7 numrin e të vdekurve. Tashmë në brendësi të anijes nuk ndodhet askush. Operacioni i shpëtimit rezultoi i suksesshëm, pavarësisht se nuk u arrit të shmangeshin viktimat. I fundit që është larguar nga trageti ka qenë kapiteni Argilio Giacomazzi, i cili ka konfirmuar se brenda mjetit nuk kishte mbetur asnjë pasagjer.

Ora 13:40-Shpëtohen të gjithë pasagjerët në tragetin italian. Nuk dihet ende identiteti i 4 kufomave të zbuluara sot që humbën jetën pasi trageti mori zjarr ne garazh.

13:00- Ministria e Mbrojtjes shqiptare: 5 të vdekur, 1 dje dhe 4 sot. Anija lëviz në gjendje të lirë në drejtim të brigjeve tona. 20 persona në bord Personat të evakuuar në qendrat e pritjes në Bari, Brindisi dhe Lecce. Lëvizja e tyre me mjete ushtarake dhe mjete rasti.

KODHELI: EVAKUIMI DREJT FUNDIT, 5 VIKTIMA, SHPËTOHEN 22 SHQIPTARË, NË OPERACION 2 ANIJET TONA
Ora 13:00-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp deklaron se operacioni i shpëtimit pas zjarrit në anijen "Norman Atlantic" po shkon drejt fundit.

Duke iu referuar një komunikimi me homologen italiane, Kodheli konfirmoi se viktimat janë 5, ndërsa shtoi se të 22 shtetasit shqiptar që ndodheshin në bord u evakuuan.

"Unë dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion sa të vështirë dhe të komplikuar, deti ishte në forcë 7-8 ballë, era e madhe dhe natën që shënoi këtë ndërmarrje të jashtëzakonshme që më vjen mirë që pothuajse ka përfunduar me evakuimin e 22 shqiptarëve që ishin në bord", tha ministrja.

Ministrja shtoi më tje se për operacionin e shpëtimit u angazhuan forcat ushtarake të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

"Kamandën e drejtoi partneri ynë Italia, në praninë e 3 anijeve luftarake, San Girogo anija që moti komandën. Pjesë e operacionit ishte edhe anija jonë e ruajtjes së kufirit e cila u angazhua 14 orë në operacion, mbrëmë është kthyer dhe e ka zëvendësuar anija tjetër "˜Lisus' që është ende prezent në operacion".

Më tej ministrja shtoi se, në qendrat e pritjes po bëhen verifikime për emrat e pasagjerëve në anije.

Ajo shtoi se, "Fati i zhvendosjes së tragetit do vendoset pasi të largohet nga aty edhe pasagjeri i fundit".

RENZI: 5 VIKTIMA, MIRËNJOHJE EKIPIT TË SHPËTIMIT, SHMANGU NJË KASAPHANË
Ora 12:42- "Të vdekurit në traget janë pesë persona". Këtë e konfirmon edhe kryeministrit italian Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.

Ndërsa më tej ai shton se, "Ishte një operacion i mbushur me dedikim dhe teknikë që bëri të mundur evitimin e një kasaphane të vërtetë".

Për ekipin e shpëtimit shpreh mirënjohjen e të gjithë italianëve. Puna e bashkatdhetarëve tanë na bën krenarë para flamurit dhe përkatësisë tonë"

Ai shtoi më tej se pritet të shpëtohen edhe 60 persona të tjerë nga trageti, ndërsa shtoi se numri mund të rritet pasi bëhet fjalë se në traget mund të ketë edhe klandestinë.

RENZI: 5 VIKTIMA, MIRËNJOHJE EKIPIT TË SHPËTIMIT, SHMANGU NJË KASAPHANË
Ora "Të vdekurit në traget janë pesë persona". Këtë e konfirmon edhe kryeministrit italian Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.

Ndërsa më tej ai shton se, "Ishte një operacion i mbushur me dedikim dhe teknikë që bëri të mundur evitimin e një kasaphane të vërtetë".

Për ekipin e shpëtimit shpreh mirënjohjen e të gjithë italianëve. Puna e bashkatdhetarëve tanë na bën krenarë para flamurit dhe përkatësisë tonë"

Ai shtoi më tej se pritet të shpëtohen edhe 60 persona të tjerë nga trageti, ndërsa shtoi se numri mund të rritet pasi bëhet fjalë se në traget mund të ketë edhe klandestinë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE - TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL (12.29.2014)
MESILA DODA KUNDËR PROJEKTIT TË QEVERISË - LIGJI I QEVERISË PËR DOSJET I MBRON XHELATËT E SË KALUARËS (12.29.2014)
2014 - VRASJET E BUJSHME NË NJË VIT 12 EKZEKUTIME MAFIOZE, VETËM 2 AUTORË TË ARRESTUARNë shënjester biznesmenët (12.29.2014)
JANË 5 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË PO DIGJET - SHPËTOHEN QINDRA VETA, MES TYRE 11 SHQIPTARËProkuroria e Brindizit - Po hetohet për mbytje e vrasje të qëllimshme (12.29.2014)
DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET (12.29.2014)
JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDONMes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë (12.29.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015 (12.29.2014)
RRUGA E KOMBIT BËHET E PAKALUESHME NGA BORA (12.28.2014)
KOSOVË - PEZULLLOHEN KATËR ZYRTARË POLICORË PËR LËSHIMET NË RASTIN GAVRIQ (12.28.2014)
TRAGETI NË FLAKË, QINDRA UDHËTARË KËRKOJNË NDIHMË - MES TYRE 22 SHQIPTARË (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]