E Shtunë, 07.19.2025, 07:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDON - 'NORMAN ATLANTIC' NË UJËRAT SHQIPTARE

E Hënë, 12.29.2014, 06:40pm (GMT+1)


Forcat e shpëtimit janë duke punuar pa pushim për të nxjerrë nga rreziku pasagjerët e mbetur në tragetin "Norman Atlantic" që vërtitet në ujërat shqiptare. Ende spekulohet mbi shkaqet e zjarrit në bordin e anijes.

Vazhdon evakuimi nga ajri për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit grek të linjës "Anek Lines", por ritmet janë të ngadalta. Dallgët e larta, tymi dhe moti i keq kanë vështirësuar shumë punën e forcave të shpëtimit. Agjencia italiane ANSA njofton se flakët në anije janë nën kontroll. Sipas njoftimeve të marinës italiane deri në mëngjes janë arritur të shpëtohen 260 vetë, shumica vetëm përmes helikopterëve. Një person ka vdekur. Spas njoftimeve një grek u plagos për vdekje pas hedhjes nga bordi i anijes. 49 persona të tjerë me një anije italiane ndërkohë kanë mbërritur në Itali, në Bari. Prefekti i Barit i tha mediave se pasagjerët e shpëtuar tani janë në gjendje të mirë.


Vetëm një grua shtatzënë dhe disa fëmijë janë dërguar në spitalet italiane, të cilat gjatë së dielës dhe së hënës janë vënë në gjendje alarmi. Shumica e pasagjerëve janë grekë, 18 gjermanë, ndër pasagjerët gjenden edhe dy shqiptarë, sipas njoftimeve të mediave. Ndërkohë më shumë se 180 pasagjerë të tjera presin të nxirren nga "Norman Atlantic". Në bordin e anijes kanë mbërritur edhe mjekë. Sipas rrëfimeve të një shoferi grek të maunes, Kostas Bletsas, i cili ka biseduar drejtpërdrejt me televizionin grek Skai gjendja e njerëzve në këto rrethana është e mirë , për ta po tregohet kujdes. Ndërkohë anija e marinës italiane "San Giorgio" ka marrë përsipër drejtimin e aksionit të shpëtimit. Me sa duket "Norman Atlantic" po drejtohet nga "San Giorgio drejt brigjeve të Brindisit."


Në bord ka pasur mbingarkesë

Natën e së dielës trageti që ndodhej në rrugën nga ishulli grek Patras për në Ankona të Italisë mori zjarr në afërsi të ishullit të Korfuzit dhe që nga e diela endet në det në mes brigjeve italiane e shqiptare pa mundësi manovrimi. Gjatë inspektimit të tragetit këtë muaj ishin vënë re defekte në një derë të mbrojtjes kundër zjarrit si edhe në ndriçim, po sipas njoftimeve ishin bërë rikonstruksionet e duhura. Inxhinieri konstruktor i anijeve Giorgos Margetis i tha televizionit grek Skai se defektet nuk duket të kenë qenë të mëdha, ndryshe anija nuk do të lejohej në det të hapur. Shkaku i fatkeqësisë nuk dihet ende. Spekulohet se disa maune kanë qenë të mbingarkuara, sipas disa shoferëve me vaj ulliri. Në këto kushte mjafton një shkëndijë për shpërthimin e zjarrit.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'NORMAN ATLANTIC' - SHKON NË 7 NUMRI I VIKTIMAVE, KAPITENI LARGOHET I FUNDIT NGA ANIJA (12.29.2014)
ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE - TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL (12.29.2014)
MESILA DODA KUNDËR PROJEKTIT TË QEVERISË - LIGJI I QEVERISË PËR DOSJET I MBRON XHELATËT E SË KALUARËS (12.29.2014)
2014 - VRASJET E BUJSHME NË NJË VIT 12 EKZEKUTIME MAFIOZE, VETËM 2 AUTORË TË ARRESTUARNë shënjester biznesmenët (12.29.2014)
JANË 5 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË PO DIGJET - SHPËTOHEN QINDRA VETA, MES TYRE 11 SHQIPTARËProkuroria e Brindizit - Po hetohet për mbytje e vrasje të qëllimshme (12.29.2014)
DONIKA GËRVALLA - LAJM I MIRË NGA PRIZRENI, LDK DI TË REFORMOHET (12.29.2014)
JANË 4 TË VDEKUR NË TRAGETIN QË DIGJET, SHPËTOHEN ME QINDRA UDHËTARË, OPERACIONI I SHPËTIMIT VAZHDONMes pasagjerëve presin të shpëtojnë edhe 14 shqiptarë, ndërsa 6 prej tyre kanë zbritur në tokë (12.29.2014)
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH - ELHAIDA DANI DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION 2015 (12.29.2014)
RRUGA E KOMBIT BËHET E PAKALUESHME NGA BORA (12.28.2014)
KOSOVË - PEZULLLOHEN KATËR ZYRTARË POLICORË PËR LËSHIMET NË RASTIN GAVRIQ (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]