VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË TËRMET ME AMPLITUDË TË GJERË GODITI SHQIPËRINË

E Martë, 12.30.2014, 07:48am (GMT1)


Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka ndodhur mbrëmë vonë në detin Adriatik, por i cili ka bërë që të ndihet gati në gjysmën e Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë, ka thënë se lëkundja sizmike ishte e fuqisë 4.7 ballë dhe u regjistrua në koordinatat 41.66 në veri dhe 19.26 në lindje me thellësi dhjetë kilometra në detin Adriatik.

Ky tërmet u ndje sidomos në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Shëngjin dhe zonat e tjera përreth tyre.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.