SKANDAL - KUSHËRIRA E MINISTRIT BUSHATI EMËROHET ZËVENDËSMINISTRE E JASHTME
E Martë, 12.30.2014, 08:03am (GMT+1)
TIRANË "Kushërira e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Odeta Barbullushi, është emëruar nga Rama si zv.ministre e Jashtme. Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, Ministria e Jashtme do të drejtohet nga dy kushërinj, që janë në postet e ministrit të Jashtëm dhe të zv.ministrit të Jashtëm."
Ky lajm është publikuar sot nga "Ekpres.al", që pasi ka marrë njoftimin zyrtar mbi vendimet e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ka bërë edhe lidhjen fisnore ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.
Sipas kësaj medieje, "babai i Ditmir Bushatit, Sul Bushati dhe babai i zv.ministres së re, Barbullushi, janë djem dajash ose kushërinj të parë ndërsa bijtë e tyre, që tashmë janë në krye të Ministrisë së Jashtme, janë kushërinj të dytë dhe mjaft të afërt me njeri tjetrin. Ky mund të jetë një skandal shtetëror i paimagjinueshëm për diplomacitë perëndimore. Ngjashmëritë në emërime të tilla mund të gjenden vetëm në shtete despotike që drejtohen nga dinasti familjare,"- shkruan "Ekpres.al".
www.voal-online.ch
|