'NORMAN ATLANTIC' DREJT VLORËS - VDESIN 2 SHQIPTARË, MARINARË TË RIMORKIATORIT 'ILIRIA'
E Martë, 12.30.2014, 12:21pm (GMT+1)
TIRANË - Rritet bilanci i viktimave të tragjedisë në anijen "Norman Atlantic". Fati i keq ka ndjekur sot dy shqiptarë, pjestarë të ekuipazhit të një rimorkiatori të nisur nga Shqipëria në ndihmë të tragetit italian që u dogj dy ditë më parë. Rimorkiatori me emrin "Iliria" që ishte nisur sot në vendin ku ndodhet trageti, rreth orës 07:30 të mëngjesit ka hedhur kavot për të tërhequr tragetin, por në këtë moment dy prej kavove janë këputur duke dëmtuar dy pjestarët e ekuipazhit. Fatkeqësisht te dy marinaret kane vdekur. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se njëri prej të dëmtuarve gjeti vdekjen e menjëhershme. Rimorkiatori "˜Iliria' i kontraktuar nga ministria e Mbrojtjes se Shqiperise po ndihmon ne operacionin e nxjerrjes nga deti te tragetit italian. Mediat italiane, "˜Corriere', Repubblica', "˜TgCom' shkruajne se reliket e "˜Norman Atlantik" po terhiqen drejt brigjeve shqiptare, pritet ankorimi ne Vlore. Kurse Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise shprehet se trageti do te anrkorohet ne Brindisi.
DËRGOHET NJË RIMORKIATOR PËR TË TËRHEQUR RIMORKIATORIN "˜ILIRIA" ME DY TRUPAT
Ora 12:00-Një rimorkiator i Portit të Vlorës është dërguar të marrë rimorkiatorin "˜Iliria" ku ndodhen dy trupat e shqiptarëve. Trupat e marinarëve do të qëndrojnë në rimorkiatorin "˜Iliria".
MEDIAT NDERKOMBETARE KOMENTOJNE VDEKJEN E DY MARINAREVE
Ora 11:30-Mediat ndërkombëtare transmetojnë lajmin për vdekjen e dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të një rimorkiatori të nisur nga Shqipëria në ndihmë të tragetit italian që u dogj dy ditë më parë. Rrjeti britanik BBC, reuters dhe mediat Italiane transmetojne lajmin per kete ngjarje tragjike.
MEDIAT ITALIANE: VDESIN DY MARINARË SHQIPTARË Ora 11:20- Mediat italiane konfirmojnë se dy marinarë shqiptarë kanë humbur jetën gjatë tentativës së rimorkiatorit "Iliria" për të tërhequr drejt brigjeve tona, anijen "Norman Atlantic".
Duke iu referuar burimeve pranë ministrisë sonë të Mbrojtjes, sqarohet se të dy janë goditur nga një kavo.
ANIJA ITALIANE E DJEGUR DREJT SAZANIT
Ora 11:05- Mediat greke raportojnë se aktualisht Anija "˜Norman Atlantik' ndodhet në afërsi të Sazanit dhe po mbahet nga 4 rimorkiatorë që të mos përplaset me shkëmbinjtë. Ndërkohë gazetari Enrik Mehmeti po pohon se nga burimet e tij ka mësuar se anija në flakë po mbahet nga 7 rimorkiatorë. Në stadiumin e Vlorës kanë shkuar edhe familjarë të dy personave, anëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit "Iliria", njëri prej të cilëve është konfirmuar se ka humbur jetën.
ZYRTARE, VDESIN TE DY MARINARET SHQIPTARE
Ora 10:40-Burime nga policia konfirmojne se kane vdekur te dy te demtuarit ne rimorkiatorin "˜Iliria".
"˜NORMAN ATLANTIK' DREJT SHQIPËRISË, DO ANKOROHET NË VLORË
Ora 10:25-Trageti italian "˜Norman Atlantic' po dërgohet drejt Vlorës. Anije rimorkiatore janë duke e tërhequr drejt brigjeve tona anijen e dëmtuar.
MEHMETI: NË DET EDHE NJË TJETËR RIMORKIATOR SHQIPTAR
Ora 10:20- Ambulancat janë në gatishmëri në Stadiumin e Vlorës, ku pritet të mbërrijë helikopteri me trupat e 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të rimorkiatorit "˜Iliria". Nga vendngjarja, gazetari Enrik Mehmeti raporton se helikopteri pritet të ulet nga çasti në çast.
Ai konfirmoi se "Do iu jepet ndihma në ambulancë dhe pastaj do dërgohen në Spitalin e Vlorës"
Mehmeti shtoi se, në det ndodhet edhe një tjetër rimorkiator shqiptar, po ashtu edhe rimorkiatorë të tjerë të huaj, kryesisht italianë.
MINISTRIA E MBROJTJES: U KËPUTËN KAVOT E RIMORKIATORIT, NJËRI PREJ PJESTARËVE TË EKUIPAZHIT KA VDEKUR Ora 10:00-Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes Edlira Prendi konfirmon se ka humbur jetën një prej pjestarëve të ekuipazhit të rimorkiatorit privat "˜Iliria" që ndodhej pranë tragetit italian për të ndihmuar në tërheqjen e tij. Sipas Prendit, në çastin që po tërhiqej anija, janë këputur 2 kavo dhe kanë goditur pjesëtarët e ekuipazhit. Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kurse tjetri është plagosur rëndë dhe po i jepet ndihma në bordin e rimorkiatorit. Sipas Prendit, ekuipazhi në rimorkiatorin "˜Iliria" nuk janë pjesë e marinës por janë pjesë e ekuipazhit privat të këtij rimorkiatori. "Ministria e Mbrojtjes njofton se dy shtetasit të cilët u plagosen rëndë në operacionit e kërkim-shpëtimit të anijës Norman Atlantik nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura dhe të forcës tonë detare. Ekuipazhi i anijës "Iliria" është pjesë e operacionit të kërkim shpëtimit që po vijon". Më tej, zëdhënësja theksoi se për të plagosurin po bëhet cfarë është e mundur për transportimin e tij me anije ose helikopter drejt spitalit më të afërt. Inicialet e te demtuarve Dy pjestarët e ekuipazhit janë shtetasit me inicialet P.J, 59 vjeç dhe E.I, 57 vjeç. BalkanWeb ka vendosur të bëjë të ditur emrat pasi të jepen të verifikohen të dhënat zyrtare, pasi për rreth një orë, të dhënat kanë qenë kontradiktore. SHEFI KAPITENERISË SË VLORËS, DIONIS ANDONI: NUK KANË VDEKUR Ora 09:55-Shefi Kapitenerisë së Vlorës, Dionis Andoni thekson se marinarët janë gjallë dhe se nuk ka asnjë informacion se ata kanë humbur jetën. Andoni u shpreh se, rimorkiatori "˜Iliria" ka pësuar rreth orës 07:30 një defekt në motorr. ENRIK MEHMETI: MARINARËT JANË AKSIDENTUAR NGA NJË KAVO
Ora 09:51- Gazetari i News 24 Enrik Mehmeti bën me dije se 2 marinarët shqiptarë janë aksidentuar gjatë tentativës së rimorkiatorit "˜Ilira" për të rimorkiuar anijen "˜Norman Atlantik. "Në lidhje me këtë situatë janë duke u transportuar drejt stadiumit ku do të ulet edhe helikopteri. Një kavo që po përdorej për tërheqjen e anijes "Norman Atlantik" ka goditur marinarët", thotë ai ndonëse nguron të konfirmojë nëse kanë humbur apo jo jetën.
MERSINI: AUTOAMBULANCA NË DY PIKA KU MUND TË NDALOJË HELIKOPTERI Ora 09:31- Kemi dërguar dy autoambulanca në dy pika ku na ka kërkuar policia e Shtetit. Nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar, kemi nisur autoambulanca për dy persona të lënduar afër shkollës së Marinës dhe afër Stadiumit. Kjo është kërkesa nga policia", kështu deklaroi sot Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, për News 24.
www.voal-online.ch
|