QË NGA 5 JANARI - GJAKOVA DO TË KETË TARGAT ME KODIN 07
E Martë, 12.30.2014, 04:41pm (GMT+1)
Përmes një njoftimi të lëshuar, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga data 5 janar, qytetarët e Gjakovës do të pajisen me tabela të veturave me kodin numër 07.
MPB ka njoftuar se ministri Skender Hyseni sot e ka nënshkruar udhëzimin administrativ nr. 19/2014, sipas të cilit, iu mundësohet qytetarëve të Komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës të pajisen me targat e reja.
"Ministri i Hyseni ka liruar nga taksa qytetarët e rajonit të Gjakovës, në rastet kur ndryshimi i tabelave ndodh në momentin e vazhdimit të regjistrimit të automjeteve", ka njoftuar MPB-ja
www.voal-online.ch
|